Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    Këshillat e AI po i bëjnë njerëzit më të sigurt në vetvete, ndërkohë që 3-fishojnë mundësinë e gabimeve
    20 Korrik, 2026
    Kina ndalon përdorimin e chatbots si “partnerë” pas shqetësimeve të shkallës së lindshmërisë dhe varësisë që ato krijojnë
    20 Korrik, 2026
    Prindërit do të lajmërohen nga Meta nëse regjistrohen biseda për “vetëlëndim” mes fëmijëve dhe Meta AI
    17 Korrik, 2026
    Netflix tregon se ka përdorur AI në të “rreth 300” tituj këtë vit
    17 Korrik, 2026
    Google Images prezanton ndërfaqen e re të inspiruar nga Pinterest
    16 Korrik, 2026
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Publikohen në rrugë jo-zyrtare pamjet e para të smartphone-it robotik të Honor
    18 Korrik, 2026
    Nokia rikthen telefonët klasikë, por me një buton AI të dedikuar
    18 Korrik, 2026
    BE vendos 2 rregulla të reja për Google të cilat do të ndryshojnë mënyrën se si asistentët AI funksionojnë në pajisjet Android
    17 Korrik, 2026
    Dhe pse telefoni juaj mund të duket sikur po merr flakë, asnjëherë mos tentoni ftohjen e menjëhershme
    16 Korrik, 2026
    Njihuni me emoji-t e reja që do të vijnë së shpejti në smartphone-t tuaj
    16 Korrik, 2026
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    TikTok teston shërbimin e ri për mbrojtjen e krijuesve nga rikrijimet me AI
    18 Korrik, 2026
    Spotify i bashkohet trendit dhe ofron një AI chatbot në platformë
    15 Korrik, 2026
    Si të rezervosh username-in tënd në WhatsApp
    1 Korrik, 2026
    WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
    30 Qershor, 2026
    Instagram po teston mënyra të reja për personalizimin e “algoritmit tuaj”
    28 Qershor, 2026
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Sensori 500 herë më i hollë se fija e flokut mund të revolucionarizojë monitorimin e shëndetit
    20 Korrik, 2026
    Shkencëtarët zbulojnë se 2 persona me mendime shumë të sinkronizuara performojnë më dobët në detyra komplekse
    20 Korrik, 2026
    Shkencëtarët skocezë dizenjojnë vazon e re që rritet së bashku me bimën e mbjellë në të
    4 Korrik, 2026
    Shkencëtarët programojnë qelizat njerëzore si kompjuterë, hap i madh drejt terapive inteligjente
    1 Korrik, 2026
    Çel për herë të parë nga veza artificiale zogu i zhdukur prej vitesh
    28 Qershor, 2026
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Analistët tregojnë se shitjet e GTA 6 mund të sigurojnë $3-5 miliardë vetëm në javën e parë
    17 Korrik, 2026
    Gjykatat në Kinë i cilësojnë produktet e blera në lojërat dixhitale “të trashëgueshme”, ndërkohë që hasin kundërshtimin e perëndimit
    15 Korrik, 2026
    PlayStation mund të eleminojë të gjitha lojërat tuaja dixhitale pas 3 vitesh jo aktive
    13 Korrik, 2026
    Sony do të ndalojë së prodhuari disqe për lojërat e PlayStation në 2028
    2 Korrik, 2026
    Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
    30 Qershor, 2026
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Ferrari tregon se “nuk e priste” një reagim kaq negativ të publikut ndaj makinës elektrike Luce
    11 Korrik, 2026
    McLaren prezanton dizajnin grafik të MCL40 të krijuar në bashkëpunim me Gemini që do të përdoret në Çmimin e Madh të Britanisë
    2 Korrik, 2026
    Aty Ku Siguria Takon Luksin: Pse Volvo Mbetet Zgjedhja Ideale për Udhëtimet tuaja këtë Verë   
    2 Korrik, 2026
    Shikoni pamjet e para të regjistruara nga droni që arrin shpejtësi mbi 350km/h në Çmimin e Madh të Austrisë
    29 Qershor, 2026
    Ford detyrohet të punësojë sërish inxhinierët që pushoi nga puna pas gabimeve të bëra nga sistemet AI
    28 Qershor, 2026
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    BE ndalon shkatërrimin e veshjeve të pashitura nga industria e modës
    21 Korrik, 2026
    Sunny Hill 2026: Prishtina gati të mirëpresë yjet e njohura si Katy Perry, Martin Garrix dhe Lewis Capaldi
    15 Korrik, 2026
    Nuhatja e çokollatës së zezë para stërvitjes në palestër përmirëson performancën tuaj
    13 Korrik, 2026
    Volkswagen po ”punëson” 100 dele në një fermë me panele diellore në Poloni
    10 Korrik, 2026
    Milioneri që planifikon të jetojë përgjithmonë diagnostikohet me një sëmundje autoimune të pashërueshme
    10 Korrik, 2026
Search
Duke lexuar: Shpejtësi, strategji, transformim: Brenda partneritetit të ZYN me Ducati 
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Entertainment > Shpejtësi, strategji, transformim: Brenda partneritetit të ZYN me Ducati 
Entertainment

Shpejtësi, strategji, transformim: Brenda partneritetit të ZYN me Ducati 

Last updated: 6 Maj, 2026 11:19 am
Ndaj
7 Min lexim

Në garën drejt një të ardhmeje pa tym, transformimi nuk udhëhiqet vetëm nga produktet, por nga kultura, pasioni dhe aleancat e guximshme. Duke bashkëpunuar me Ducati, një ikonë globale e shpejtësisë dhe inovacionit, Philip Morris International shenjon një ambicie të qartë: të lidhet me konsumatorët aty ku ata janë. Në këtë bisedë, Bryson W. Thornton, Drejtor Global i Komunikimit për Produktet pa Tym në PMI, shpjegon se si ky partneritet afatgjatë reflekton një strategji më të thellë, një strategji që ndërthur pasionin e konsumatorit me nevojën urgjente globale për të kaluar përtej cigareve.

ZYN është lidhur me partneritete premium si Ducati, një markë e lidhur ngushtë me shpejtësinë dhe inovacionin. Cila ishte logjika strategjike pas këtij pozicionimi në motorsport dhe në stilin e jetesës që përfaqëson?

Ky është një partneritet që ka zgjatur më shumë se 20 vite dhe është zhvilluar me kalimin e kohës. Kemi kaluar së bashku periudha të vështira dhe të suksesshme, duke qëndruar gjithmonë në të njëjtën linjë.

ZYN lidhet me një sport të drejtuar nga pasioni. Konsumatorët kanë interesa dhe pasione që i motivojnë dhe ne duam të komunikojmë me konsumatorët e rritur që përndryshe do të pinin duhan ose do të përdornin nikotinë, si për produktet tona ashtu edhe për ekzistencën e alternativave pa tym.

ZYN bën pjesë në një kategori që ende është në fazat e hershme globalisht. Megjithatë, në vendet nordike, veçanërisht në Suedi, ku përdorimi i produkteve orale pa tym si Snus apo qeskat e nikotinës është i përhapur – rezultatet janë të jashtëzakonshme, me një nivel duhanpirjeje rreth 5%, që është pragu për t’u konsideruar “pa tym” sipas standardeve të OBSH.

Ka mbi një miliard duhanpirës në botë. Qëllimi ynë është që ata që nuk e lënë plotësisht nikotinën, të kalojnë në produkte pa tym. ZYN ka potencial të fortë për të replikuar modelin suedez, një vend që ka ulur ndjeshëm normat e duhanpirjes dhe sëmundjet e lidhura me të. Nëse arrijmë të rrisim ndërgjegjësimin në një mënyrë që lidhet me pasionet e konsumatorëve, kjo është një arritje e madhe për ne.

Konsumatorët e rritur në Europë po shohin gjithnjë e më shumë alternativa pa tym. Ku pozicionohet ZYN në këtë peizazh dhe cilat janë bisedat më të rëndësishme që duhen bërë sot me publikun?

Çështja më e rëndësishme është luftimi i keqinformimit dhe dezinformimit rreth produkteve pa tym, qofshin ato cigare elektronike, produkte me ngrohje të duhanit apo produkte orale me nikotinë.

Ekziston një vazhdimësi rreziku në konsumimin e nikotinës: cigaret janë më të dëmshmet, ndërsa alternativat pa tym qëndrojnë më poshtë në këtë shkallë. Është thelbësore që të rriturit që pinë duhan, dhe ata përreth tyre, ta kuptojnë këtë.

Ne e nisëm udhëtimin tonë pa tym mbi 10 vite më parë me IQOS, duke e ditur se një produkt i vetëm nuk mund të zëvendësojë cigaret globalisht. Qëllimi ynë është t’i nxjerrim cigaret nga moda, të bëjmë tu përkasin muzeve.

Konsumatorë të ndryshëm kanë preferenca të ndryshme, prandaj asnjë produkt i vetëm pa tym nuk do të jetë i përshtatshëm për të gjithë. Opsioni më i mirë është ai që siguron që një duhanpirës i rritur të mos rikthehet më te cigaret. Qoftë cigare elektronike, produkte orale apo produkte me ngrohje të duhanit, fokusi është te ofrimi i zgjedhjeve. Dhe kjo kategori vazhdon të evoluojë, në të ardhmen mund të shohim edhe zgjidhje të reja.

Në tregje si Shqipëria dhe Kosova, ku duhanpirja ka rrënjë të forta sociale, çfarë roli mund të luajnë produktet pa tym në ndryshimin e këtyre zakoneve?

Në tregje të tilla, ndryshimi është më gradual. Ai fillon me ofrimin e informacionit të saktë rreth këtyre produkteve dhe përfitimeve të tyre për ata që nuk e lënë plotësisht nikotinën.

Çelësi është të ofrohet një gamë alternativash. Për shembull, produkte si IQOS janë dizenjuar specifikisht për duhanpirësit e rritur, nga kohëzgjatja e përdorimit te materialet si filtrat dhe letra, në mënyrë që përvoja të jetë familjare.

Ky proces dhe kjo qasje në dizajn ndihmon në përshpejtimin e kalimit, sidomos për konsumatorët që janë shumë të lidhur me zakonet e tyre. Por thelbësore është të ofrohen zgjidhje që funksionojnë për tipe të ndryshme duhanpirësish.

Duke parë 10 vite përpara, çfarë do të dëshironit që politikëbërësit, media dhe konsumatorët të thonë për këtë tranzicion drejt produkteve pa tym?

Për politikëbërësit, shpresoj që të reflektojnë pozitivisht për një qasje pragmatike, duke krijuar rregullime që informojnë dhe nxisin kalimin drejt alternativave më të mira pa tym. Diferencimi i qartë në rregullim është thelbësor për të ndihmuar konsumatorët të marrin vendime të informuara.

Për median, shpresoj të njohë rolin e saj në informimin e saktë të publikut, në luftimin e keqinformimit, në kryerjen e kërkimeve të duhura dhe në angazhimin direkt me kompanitë dhe ekspertët.

Për konsumatorët, shpresoj të shohim një përshpejtim të vazhdueshëm të kalimit. Tashmë, mbi 43 milionë të rritur janë larguar nga cigaret drejt produkteve tona pa tym. Ne duam që ky numër të vazhdojë të rritet, si për suksesin e biznesit, ashtu edhe për përfitimet në shëndetin publik.

Në fund, në PMI po bëjmë gjithçka për të zhvilluar dhe ofruar alternativa më të mira, por ky transformim kërkon bashkëpunim. Nuk është diçka që mund ta arrijmë vetëm.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Inovacioni i Samsung mundëson monitorimin e shëndetit nëpërmjet ekraneve
Tjetra SHBA do të testojnë sigurinë e modeleve të AI nga Microsoft, Google dhe xAI

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
DigitAlb
HP ZBook
HP_EliteBook_6_G1i
GITEX-AI-EUROPE
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

BE ndalon shkatërrimin e veshjeve të pashitura nga industria e modës
Entertainment
21 Korrik, 2026
Këshillat e AI po i bëjnë njerëzit më të sigurt në vetvete, ndërkohë që 3-fishojnë mundësinë e gabimeve
Tech
20 Korrik, 2026
Kina ndalon përdorimin e chatbots si “partnerë” pas shqetësimeve të shkallës së lindshmërisë dhe varësisë që ato krijojnë
Tech
20 Korrik, 2026
Sensori 500 herë më i hollë se fija e flokut mund të revolucionarizojë monitorimin e shëndetit
Science
20 Korrik, 2026

Artikuj të ngjashëm

Entertainment

Elon Musk është personi i parë në botë me një pasuri të vlerësuar prej $500 miliardë

3 Tetor, 2025
Entertainment

DigitAlb nis sezonin e ri televiziv me programacion të pakonkurrueshëm dhe zbritje deri në 40%

28 Gusht, 2024
Entertainment

Rinia dhe Transformimi Digjital: Teknologjia si Mjet për Forcimin e Paqes dhe Sigurisë në Shqipëri 

23 Janar, 2025
Entertainment

Nëse këto kohë je duke parë shumë ëndrra të çuditshme, mos u shqetëso ka një shpjegim

13 Maj, 2020

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Frani Brahollari
Klarent Kullolli

Na gjeni:

© 2026 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?