Nëse fjala “design” të bën të mendosh për diçka më shumë sesa thjesht një karrige të bukur, atëherë bëj gati kalendarin. Salone del Mobile.Milano, po zbarkon në Tiranë për një event që asnjë krijues nuk duhet ta humbasë. Në kuadër të Italian Design Day, Instituti Italian i Kulturës dhe Italian Trade Agency (ITA) sjellin më 4 mars, në Sallën Blu të Teatrit të Operas dhe Baletit dy figura ikonike që lëvizin fijet e industrisë në Milano.
Çfarë është Salone del Mobile?
I themeluar në vitin 1961, ai është eventi ku përcaktohet se si do të duken shtëpitë, zyrat dhe hapësirat tona publike për dekadën e ardhshme. Çdo prill, Milano kthehet në qendrën e botës, ku mbi 2,000 marka dhe mijëra dizajnerë ekzibojnë inovacionet më të fundit. Nëse nuk je në Milano gjatë Salone-s, praktikisht nuk je në hartën e dizajnit.

Eventi në Tiranë: Kush vjen dhe pse duhet t’ju interesojë?
Më 4 mars 2026, në orën 12:00, Tirana do të presë dy nga figurat kyçe që lëvizin motorët e Salone-s:
Marva Griffin: “Kumbara” e dizajnerëve të rinj.

Marva nuk ka nevojë për shumë prezantim. Ajo është themeluesja dhe drejtoresha e SaloneSatellite. Me një karrierë që përfshin bordin e MoMA në New York dhe çmimin “Compasso d’Oro”, Marva është personi që ka zbuluar disa nga talentet më të mëdhenj të dizajnit bashkëkohor. Ajo vjen për të treguar se si talentet e reja mund të thyejnë barrierat ndërkombëtare.
Alessandro Rossi: Truri tregtar i Salone-s.

Përgjegjësi tregtar i Salone del Mobile do të na japë një “sneak peek” për edicionin e vitit 2026 (që do të mbahet në Milano nga 21 deri më 26 prill). Alessandro do të flasë edhe për projektet futuriste, si Pavijoni Contract 2027, duke na treguar ku po shkojnë investimet dhe tregu global.

Fokus te Salone Satellite: Shansi yt për t’u bërë “Next Big Thing”
Kjo pjesë është specifikisht për ju, dizajnerët e rinj shqiptarë, studentët e arkitekturës dhe krijuesit “under 35”. Mendojeni si një “incubator” ku mund të prezantoni prototipet tuaja përpara prodhuesve më të mëdhenj në botë. Shumë objekte që sot i shihni në dyqanet luksoze të Milanos apo Londrës, kanë lindur pikërisht këtu. Nëse ke një ide gjeniale, por nuk di si ta nxjerrësh në dritë, prezantimi i Marva Griffin është udhërrëfyesi që të duhet.
Ruani Datën
Eventi nuk është vetëm një leksion, por edhe një mundësi rrjetëzimi.
Ju presim më 4 mars, ora 12:00, tek Salla Blu në Teatrin e Operas dhe Baletit.
Dhe pjesa më e mirë? Hyrja është e lirë. Ju duhet vetëm të regjistroheni këtu: https://luma.com/fq4lrzvc

