Nëse El Salvador do të shiste të gjithë Bitcoins që zotëron sot, do të arrinte një fitim prej rreth 41.6 milionë dollarë, që përkthehet në një fitim prej mbi 40%. Nayib Bukele tha se kur çmimi i tregut i Bitcoin ishte në rënie, u botuan artikuj të shumtë në lidhje me humbjet e supozuara të El Salvadorit.
Nëse nuk e dinit, bëhet fjalë për një investim që presidenti i El Salvador bëri në shtator të vitit 2021, duke blerë 400 bitcoins me vlerë $20.9 milionë, dhe më pas vazhdoi ende të rriste investimet në këtë kriptomonedhë duke arritur në 1,120 bitcoin në total për vitin 2021.
Presidenti vuri në dukje përmes një postimi në X se, me çmimin aktual të tregut të Bitcoin dukshëm më të lartë se sa ishte, shitja tani do të rezultonte në një fitim prej mbi 40%.
Bukele theksoi se metoda kryesore e El Salvadorit për blerjen e Bitcoin shtesë ka qenë përmes programit të nënshtetësisë. Kjo nismë përshpejton procesin e nënshtetësisë për individët që kontribuojnë me një “dhurim” Bitcoin për qeverinë, megjithëse shuma e kërkuar e donacionit nuk është specifikuar. Bukele theksoi gjithashtu se shteti nuk planifikon të shesë zotërimet e tij Bitcoin. El Salvadori ka grumbulluar pasurinë e saj në Bitcoin me një çmim mesatar blerjeje prej $44,292, duke mbajtur një total prej 2,381 Bitcoin.