Në prag të Çmimit të Madh të Arabisë Saudite në F1 të kësaj fundjave, janë zbuluar planet për një pistë të re me 21 kthesa në qytetin ende të pandërtuar plotësisht të Qiddiya. Dhe duket… goxha e egër.
Karakteristika e kësaj piste do të jetë në kthesën 1 – e cila gjendet në një lartësi 108 metra nga pjesa tjetër e pistës. I quajtur “Blade“, seksioni nuk është në majë të një kodre, është krijuar tërësisht nga njeriu. Do të duhet një vinç tepër i madh për të nxjerrë makinën e Charles Leclerc kur Ferrari i tij të ketë probleme.
Max Verstappen do të ketë mundësinë të kalojë drejt një tjetër epërsie të paarritshme brenda disa xhirove të para të garës falë pjesës gjatësore të pistës që ngjitet deri në 108 metra lartësi në kthesën 1, ndërkohë që ndiqet nga fansat që mund të bëjnë një xhiro në rollercoaster paralelisht me pilotët e F1. Nëse shikoni me kujdes imazhet dhe do të vini re se nuk ka asnjë tribunë. Kjo për shkak se fansat në vend të kësaj do ta shikojnë veprimin nga platformat e shikimit.
Nuk është ende e qartë se sa e gjatë do të jetë pista, por më parë është sugjeruar se do të bëhet më i gjati në kalendarin F1, duke tejkaluar 7 km të pistës Spa-Francorchamps në Belgjikë. Paraqitja është projektuar nga Hermann Tilke, megjithëse ky ka pasur gjithashtu një ndihmë nga ish-piloti i F1 dhe fituesi dy herë i Le Mans, Alex Wurz.
Gjithashtu nuk është e qartë se kur do të përfundojë ndërtimi, por GP i Arabisë Saudite ka një kontratë me F1 deri në vitin 2030. Pista në Jeddah ishte menduar të ishte e përkohshme, por me Qiddiya ende vite larg nga të qenit gati F1 fansat do të vazhdojnë të ndjekin garat në këtë qytet për një kohë të gjatë.