Pepsi po ndryshon për herë të parë identitetin vizual pas 14 vitesh, dhe logoja e re sapo është prezantuar në Londër, teksa kompania përgatitet për të mbështetur një sërë momentesh kulturore përgjatë vitit 2024.
Duke përqafuar shprehjen “Të etur për më shumë“, e cila përkrah çdo formë të kënaqësisë, ka vendosur të reklamojë logon e re në pika referimi ikonike me instalime dixhitale shumë të mëdha që shfaqin logon e rinovuar në mjedise të ndryshme. Në Londër, Pepsi shfaqet pranë arenës O2 – në përputhje me mbështetjen e saj të gjatë për veprat muzikore – dhe nga teleferiku mund të shijohet pamja e kanaçes që ngrihet nga lumi Thames e shoqëruar me një shfaqje të dritave.
Gjithashtu u organizuar dhe një show ajror, i përbërë nga mbi 70 balona që fluturuan mbi horizontin e gjallë të Varshavës, Polonisë dhe Ho Chi Minh, Vietnam, ndërsa kanaçja shfaqej dhe në vendin e mbrojtur nga UNESCO, AlUla në Arabinë Saudite, lumin Nil të Egjiptit dhe Ain Dubai, si dhe në Australi.
Gjatë gjithë evolucionit të logos nga vitet ’90 e deri më tani, teksti Pepsi ka qenë i vendosur jashtë globit me ngjyrat e kuqe, të bardhë dhe blu. Si pjesë e procesit për këtë ndryshim vizual, kompania u kërkoi fansave të saj të vizatojnë logon ashtu siç e kujtojnë dhe pavarësisht se shkrimi Pepsi nuk gjendej brenda globit prej më shumë se 30 vitesh, shumica e përfshinë tekstin brenda – duke frymëzuar Pepsin për ta rikthyer atë.