NASA po përgatitet të nisë misionin Artemis 2, i cili shënon rikthimin e astronautëve drejt Hënës për herë të parë që nga viti 1972. Nisja është planifikuar me ardhjen e datës 2 prill, në orën 00:24 sipas kohës evropiane.

Artemis 2 do të transportojë 4 astronautë në një udhëtim 10-ditor rreth Hënës. Ky mision nuk përfshin ulje në sipërfaqen hënore, por ka për qëllim të testojë sistemet kryesore të fluturimit dhe funksionimin e anijes me ekuipazh në kushte reale hapësinore. Këto prova janë thelbësore për të garantuar sigurinë dhe suksesin e misioneve të ardhshme.
Ky është një hap i rëndësishëm në kuadër të programit Artemis, i cili synon rikthimin e njerëzve në Hënë dhe vendosjen e një pranie të qëndrueshme atje. Për më tepër, programi shërben si bazë për misionet e ardhshme drejt Marsit dhe eksplorimeve të tjera më të thella në hapësirë.

Misioni Artemis 2 konsiderohet një moment historik në eksplorimin modern hapësinor, pasi rikthen interesin global drejt Hënës dhe hap rrugën për një epokë të re zbulimesh shkencore dhe teknologjike. Lançimin mund ta ndiqni drejtpërdrejt në kanalin zyrtar të NASA.

