Kompania italiane e kafesë Lavazza ka lançuar Tablì, “eksperiencën e saj të re të kafesë“, në Milan Design Week 2025, ku Geek Room është i pranishëm për t’ju prezantuar inovacionet dhe trendet më të reja në fushën e dizajnit.
Lavazza thotë se sistemi i ri nuk është vetëm një zhvillim për kompaninë, por edhe për të gjithë industrinë e kafesë. Tablì është një sistem që përdor tableta me 100% kafe, pa pasur nevojë për kapsula.
Në një deklaratë, kompania tregoi: “Tablì është tableta e parë me 100% kafe e krijuar nga kombinimi i përsosur i kërkimit dhe dizajnit, duke çliruar aromën, ngjyrën dhe shijen e pagabueshme të kafesë për të ofruar një përvojë të plotë shqisore. Tablì është një moment historik i rëndësishëm për ne, rezultat i një udhëtimi pesë-vjeçar që përfshin mbi 15 patenta që përfaqëson sot të ardhmen e kafesë 1 përdorimshe,” tha Carlo Colpo, drejtues i ekipit të marketingut në Lavazza.
Për të lançuar ekspresin e ri të kafesë në Javën e Dizajnit të Milanos, Lavazza ka bashkëpunuar me arkitekten dhe dizenjuesen braziliane Juliana Lima Vasconcellos për të krijuar instalacionin Source of Pleasure.
I hapur për publikun nga data 6 deri më 13 prill, instalacioni specifik për vendndodhjen ndodhet në qendër të oborrit në Palazzo del Senato, shtëpia e Arkivave Shtetërore të Milanos. “Ne kemi vendosur të zbulojmë këtë zhvillim të ri në sfondin e Javës së Dizajnit të Milanos, me një instalacion gjithëpërfshirës që përmban një estetikë tërheqëse dhe origjinale, ku gjithçka rrotullohet rreth kafesë. Ne kemi punuar së bashku me stilisten dhe arkitekten e njohur Juliana L Vasconcellos për t’i transportuar vizitorët në përvojën e kafesë 100% në një mënyrë krejtësisht të re“, thotë Colpo.