Përveç Javës së Modës në Milano, që prezanton koleksione të reja nga emra të mëdhenj si Gucci, Valentino, Prada dhe Fendi, ekziston edhe një tjetër ngjarje madhore për dashamirësit e dizajnit të brendshëm: Milan Design Week, ku Geek Room ishte i pranishëm për t’ju informuar rreth inovacioneve dhe trendeve më të fundit në botën e dizajnit.
Kjo festë pesë-ditore është po aq e pasur me stil dhe kreativitet sa moda, dhe këtë vit Louis Vuitton u dallua që në ditën e parë me prezantimin e një koleksioni të ri për shtëpinë.

Kësaj here Louis Vuitton u rikthye me një iniciativë të re në botën e arredimit: koleksioni “Signature”. Ky koleksion përfshin mobilje dhe ndriçim që pasqyrojnë finesën dhe krijimtarinë e markës përmes materialeve të zakonshme si lëkura dhe druri, dhe materiale të reja si oniksi, dru të rrallë dhe marquetry.

Koleksioni ndahet në 5 kategori: Objets Nomades, Signature Collection, Decoration, Tableware dhe Lojëra të jashtëzakonshme, secila me frymën karakteristike të Louis Vuitton.
Dizenjues të njohur si Patrick Jouin, Cristián Mohaded, Patricia Urquiola dhe Atelier Biagetti kontribuan në këtë koleksion. Ata sollën ide të reja, nga karriget me forma të lakuara e deri tek llampat prej lëkure.

Një nga pjesët më të spikatura është koleksioni Table Art, që sjell pjata, gota dhe enë të tjera në ngjyra si e verdhë e butë apo blu e thellë, të zbukuruara me monograme dhe motive të stilit futurist.

Koleksioni i tërësishëm i referohet stilit avangard të Fortunato Depero, mjeshtër i futurizmit italian, ndërsa dizajnet për dhomën e ndenjes janë frymëzuar nga arkitektja franceze Charlotte Perriand, përmes batanijeve me lesh dhe jastëkëve elegantë.
