Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    OpenAI përgatitet të ulë çmimet e abonimeve për të konkurruar me Anthropic
    30 Qershor, 2026
    Një tjetër drejtues i lartë i Apple largohet drejt OpenAI
    28 Qershor, 2026
    Apple ka ndihmuar në krijimin e “krizës së çmimit të memories”
    28 Qershor, 2026
    Euro dixhitale është shumë pranë arritjes në tregun evropian
    26 Qershor, 2026
    Anthropic akuzon Alibaba se ka vjedhur aftësitë e Claude AI
    26 Qershor, 2026
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Jetoni çdo ditë si një vloger: Jeta juaj meriton të jetë në qendër të vëmendjes
    26 Qershor, 2026
    Commodore prezanton një telefon inteligjent me dizajn të palosshëm që bllokon aksesin në rrjete sociale dhe browser
    26 Qershor, 2026
    Samsung Galaxy A27 5G sjell ekranin gjithëpërfshirës dhe teknologjinë Awesome Intelligence për më shumë përdorues
    25 Qershor, 2026
    Xiaomi 18 Pro po përgatitet për prezantim global me teknologjinë e re LOFIC të kamerave
    25 Qershor, 2026
    One UI 9 do të vijë në këto smartphone Samsung
    23 Qershor, 2026
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
    30 Qershor, 2026
    Instagram po teston mënyra të reja për personalizimin e “algoritmit tuaj”
    28 Qershor, 2026
    Facebook teston një aplikacion të ri të fuqizuar nga AI për të ndihmuar krijuesit e përmbajtjeve
    25 Qershor, 2026
    Android 17 do të lejojë transferimin e më shumë të dhënave nga iPhone në Android
    20 Qershor, 2026
    Google po ndalon të gjitha mënyrat që lejonin funksionimin e bllokuesve të reklamave në Chrome
    17 Qershor, 2026
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Çel për herë të parë nga veza artificiale zogu i zhdukur prej vitesh
    28 Qershor, 2026
    Shkencëtarët arrijnë të përgatisin një espresso përmes ultratingujve
    23 Qershor, 2026
    Studimi i ri tregon se shkalla e fertilitetit po bie për shkak të përdorimit të smartphone-ve
    14 Qershor, 2026
    Për herë të parë në botë krijohet një vaksinë nga inteligjenca artificiale
    6 Qershor, 2026
    Shkencëtarët zbulojnë arsyen pse rreth 90% e njerëzve kanë dorën e djathtë dominante
    22 Maj, 2026
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
    30 Qershor, 2026
    GTA 6 do të kushtojë $80 dhe nuk do të vijë në një disk fizik
    25 Qershor, 2026
    Porositë për Grand Theft Auto VI do të nisin javën e ardhshme me 25 qershor
    20 Qershor, 2026
    EA prezanton platformën e re të reklamimit që integron reklamat direkt në lojë
    17 Qershor, 2026
    Një startup po përpiqet të krijojë GTA 6 përmes AI para prezantimit zyrtar të lojës nga Rockstar Games
    14 Qershor, 2026
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Shikoni pamjet e para të regjistruara nga droni që arrin shpejtësi mbi 350km/h në Çmimin e Madh të Austrisë
    29 Qershor, 2026
    Ford detyrohet të punësojë sërish inxhinierët që pushoi nga puna pas gabimeve të bëra nga sistemet AI
    28 Qershor, 2026
    Defender Experience nga Mektrin: një aventurë ekskluzive në zemër të Alpeve Shqiptare
    25 Qershor, 2026
    Xiaomi prezanton një krah robotik për karikimin automatik të makinave elektrike
    17 Qershor, 2026
    Ferrari po përdor modelet AI të IBM për të krijuar “supertifozët e F1”
    10 Qershor, 2026
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Nga koncertet te eksperiencat gjithëpërfshirëse: Si Tirana po e transformon mënyrën se si ne festojmë
    30 Qershor, 2026
    Netflix dëshiron që secili profil të ketë adresën e tij të email-it
    30 Qershor, 2026
    Preferenca midis Messi apo Ronaldo mund të zbulojë më tepër rreth qëndrimeve tuaja politike
    26 Qershor, 2026
    Një sezon sportiv veror fenomenal ju pret në DigitAlb
    25 Qershor, 2026
    Mark Zuckerberg “urdhëron” punonjësit të argëtohen pas shkurtimit masiv të vendeve të punës
    23 Qershor, 2026
Search
Duke lexuar: “Lifestyle Conference” mblodhi mjekë dhe profesionistë në Tiranë: Thirrje për ndërgjegjësim dhe reduktimin e dëmit 
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Entertainment > “Lifestyle Conference” mblodhi mjekë dhe profesionistë në Tiranë: Thirrje për ndërgjegjësim dhe reduktimin e dëmit 
Entertainment

“Lifestyle Conference” mblodhi mjekë dhe profesionistë në Tiranë: Thirrje për ndërgjegjësim dhe reduktimin e dëmit 

Last updated: 1 Maj, 2025 4:51 pm
Ndaj
7 Min lexim

Më 30 prill, Piramida u kthye në një hapësirë informimi, ndërgjegjësimi dhe promovimi mbi stilin e jetesës dhe reduktimin e risqeve duke e trajtuar këtë koncept jo vetëm në lidhje me sëmundjet, por me një qasje praktike ndaj dëmit dhe alternativave që ndikojnë pozitivisht në shëndetin tonë. 

Konferenca mblodhi përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Instituti i Shëndetit Publik, Fakulteti i Mjekësisë, si dhe profesionistë nga fusha të ndryshme si psikologjia, dentistria, toksikologjia, nutricioni, aktiviteti fizik, media dhe teknologjia, për të diskutuar mbi rolin e secilit në ndërtimin e zakoneve të shëndetshme. 

Freskida Miloti, si organizatore dhe moderatore, theksoi rëndësinë e organizimit të këtyre konferencave për të krijuar një platformë komunikimi, promovimi dhe ndërgjegjësimi, jo vetëm për t’u njohur me risitë dhe studimet më të fundit nga fusha e mjekësisë, por për të bashkuar profesionistë nga disiplina të ndryshme, ku secili ka një rol të rëndësishëm në përmirësimin e stilit të jetesës dhe reduktimin e risqeve. 

Në fjalën përshëndetëse, Prof. Dr. Mira Rakacolli, Zv/Ministre e Shëndetësisë, vlerësoi konferencën dhe nënvizoi rëndësinë e parandalimit në kujdesin shëndetësor: 

Në përgjithësi, në sfidat e shëndetit, fokusi ka qenë te sëmundja dhe kurimi, por në fakt ajo që duhet të ketë vëmendjen më të madhe është parandalimi.

Prof. Dr. Mira Rakacolli, Zv/Ministre e Shëndetësisë

Këtë qasje e mbështeti edhe Zv/Rektorja e Universitetit të Mjekësisë, Prof. Suela Këlliçi, e cila theksoi se parandalimi dhe reduktimi i riskut janë ndër instrumentet kyçe në përmirësimin e stilit të jetesës – një mision që promovohet edhe nga vetë universiteti. 

Dr. Adrian Hoxha, drejtues i Shoqatës Kombëtare të Shëndetit Publik, theksoi se koncepti i reduktimit të dëmit nuk i përket më vetëm fushës së shëndetësisë: 

Masat që marrim dhe alternativat që ofrojmë, sidomos për grupet në risk – si konsumatorët e duhanit, alkoolit apo substancave – kanë një rëndësi të veçantë. Duhet të punojmë së bashku që këto grupe të mos stigmatizohen, por të mbështeten përmes informacionit dhe alternativave të duhura.

Dr. Adrian Hoxha, drejtues i Shoqatës Kombëtare të Shëndetit Publik

Në lidhje me shëndetin mendor, Prof. Gentiana Qirjako, Shefe e Sektorit të Promocionit Shëndetësor në Institutin e Shëndetit Publik, prezantoi punën e Aleancës kundër Depresionit, si një iniciativë që synon të forcojë diskutimin mbi shëndetin mendor në nivel komunitar, sidomos për grupet në risk. 

Nga kjo u ngrit edhe thirrja për ndërtimin e një kulture të kontrolleve periodike, testimeve, diagnostikimit dhe parandalimit të sëmundjeve të lidhura me stilin e jetesës. 

Në panelet që pasuan, ku u diskutua mbi reduktimin e riskut, farmaceutikën dhe lëvizjen, u theksua domosdoshmëria për kujdes të veçantë kur flitet për produktet e duhanit – gjithmonë duke u mbështetur në fakte dhe studime shkencore. U vu në dukje edhe ndikimi i tyre në shëndetin oral, si dhe shqetësimi në rritje për aksesin që të rinjtë kanë ndaj këtyre produkteve. Ndërkohë, aktiviteti fizik u vlerësua si një faktor kyç në mirëqenien e individit dhe komunitetit, jo vetëm në aspektin fizik, por edhe në atë mendor dhe social. 

U diskutua gjithashtu roli i gjenetikës në ndërtimin dhe ruajtjen e një stili jetese të shëndetshëm. U theksua rëndësia e një diete të balancuar, e konsultimit të vazhdueshëm me specialistë dhe u bë thirrje për shmangien e vetë-diagnostikimit dhe përdorimit të pakontrolluar të suplementeve. 

Në një tjetër prezantim, toksikologia Dr. Sonila Bitri trajtoi çështjen e abuzimit me substancat e dëmshme dhe ndikimin e tyre në stilin e jetesës. Përdoruesit e duhanit, alkoolit dhe substancave të dëmshme, pavarësisht zgjedhjeve që kanë bërë, nuk mund t’i përjashtojmë, por duhet të ofrojmë mbështetje dhe alternativa më pak të dëmshme. Ajo theksoi se: 

Ndalimi dhe stigmatizimi nuk janë zgjidhje për këtë grup në risk. Ilaçi kundër varësisë është lidhja me njëri-tjetrin, mbështetja dhe ofrimi i alternativave.

Dr. Sonila Bitri

Në kuadër të politikave për varësinë dhe reduktimin e dëmit, u lançua edhe manuali i përgatitur me kontributin e Shoqatës Kombëtare të Shëndetit Publik. 

Paneli i fundit iu kushtua rolit të medias dhe teknologjisë në edukimin për shëndetin – një diskutim mes gazetarësh, ekonomistësh dhe ekspertësh të teknologjisë. Teknologjia u vlerësua si një aleat i rëndësishëm në ndërtimin e një rutine të shëndetshme, por edhe si mjet për të sinjalizuar probleme shëndetësore përmes pajisjeve të vetë-monitorimit. Gjithashtu, ajo u konsiderua një mënyrë për të larguar individët nga zakonet e dëmshme dhe për të përqafuar sjellje më të shëndetshme. 

Gazetarja Mira Kazhani theksoi rëndësinë e krijimit të një vetëdijeje mbi përmbajtjen që ndjekim në rrjetet sociale, duke e parë mjekun si figurë kyçe në edukimin për shëndetin.

Ndërsa Brenton Bënja, gazetar teknologjie dhe themeluesi i Geek Room, deklaroi: 

Pavarësisht se teknologjia, përmes pajisjeve të vetë-monitorimit, mund të jetë një mjet shumë i mirë për të sinjalizuar një anomali, gjithmonë duhet t’i drejtohemi mjekut.

Brenton Bënja, gazetar teknologjie dhe themeluesi i Geek Room

Deklaratë që u mbështet edhe nga pjesa tjetër e panelistëve. 

“Lifestyle Conference” u mbyll me një mesazh të qartë: të përqafojmë zakone të shëndetshme dhe të shohim mirëqenien si një përgjegjësi e gjithsecilit – jo vetëm e mjekut. Me përfshirjen e konceptit të reduktimit të dëmit, këto platforma krijojnë mundësi reale për reduktimin e riskut në nivel individual dhe komunitar. 

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme E ardhmja është këtu: Visa prezanton një epokë të re të tregtisë me teknologjinë AI
Tjetra Microsoft do të mbështetet në Grok AI për të fuqizuar Azure

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
DigitAlb
HP ZBook
HP_EliteBook_6_G1i
GITEX-AI-EUROPE
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

Nga koncertet te eksperiencat gjithëpërfshirëse: Si Tirana po e transformon mënyrën se si ne festojmë
Entertainment
30 Qershor, 2026
Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
Gaming
30 Qershor, 2026
WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
Apps
30 Qershor, 2026
OpenAI përgatitet të ulë çmimet e abonimeve për të konkurruar me Anthropic
Tech
30 Qershor, 2026

Artikuj të ngjashëm

Tech

Shkencëtarët tentojnë të shndërrojnë filmin Inception në realitet

22 Shkurt, 2026
Tech

Fujifilm prezanton dylbitë e avancuara me stabilizim imazhi

21 Janar, 2025
Entertainment

A shtohet në të vërtetë pesha e një USB sa herë që ju ruani dokumente në të?

9 Maj, 2023
Tech

Një startup gjerman po shndërron buburrecat në “spiunë robotik”

18 Dhjetor, 2025

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Frani Brahollari
Klarent Kullolli

Na gjeni:

© 2026 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?