Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    OpenAI përgatitet të ulë çmimet e abonimeve për të konkurruar me Anthropic
    30 Qershor, 2026
    Një tjetër drejtues i lartë i Apple largohet drejt OpenAI
    28 Qershor, 2026
    Apple ka ndihmuar në krijimin e “krizës së çmimit të memories”
    28 Qershor, 2026
    Euro dixhitale është shumë pranë arritjes në tregun evropian
    26 Qershor, 2026
    Anthropic akuzon Alibaba se ka vjedhur aftësitë e Claude AI
    26 Qershor, 2026
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Jetoni çdo ditë si një vloger: Jeta juaj meriton të jetë në qendër të vëmendjes
    26 Qershor, 2026
    Commodore prezanton një telefon inteligjent me dizajn të palosshëm që bllokon aksesin në rrjete sociale dhe browser
    26 Qershor, 2026
    Samsung Galaxy A27 5G sjell ekranin gjithëpërfshirës dhe teknologjinë Awesome Intelligence për më shumë përdorues
    25 Qershor, 2026
    Xiaomi 18 Pro po përgatitet për prezantim global me teknologjinë e re LOFIC të kamerave
    25 Qershor, 2026
    One UI 9 do të vijë në këto smartphone Samsung
    23 Qershor, 2026
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
    30 Qershor, 2026
    Instagram po teston mënyra të reja për personalizimin e “algoritmit tuaj”
    28 Qershor, 2026
    Facebook teston një aplikacion të ri të fuqizuar nga AI për të ndihmuar krijuesit e përmbajtjeve
    25 Qershor, 2026
    Android 17 do të lejojë transferimin e më shumë të dhënave nga iPhone në Android
    20 Qershor, 2026
    Google po ndalon të gjitha mënyrat që lejonin funksionimin e bllokuesve të reklamave në Chrome
    17 Qershor, 2026
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Çel për herë të parë nga veza artificiale zogu i zhdukur prej vitesh
    28 Qershor, 2026
    Shkencëtarët arrijnë të përgatisin një espresso përmes ultratingujve
    23 Qershor, 2026
    Studimi i ri tregon se shkalla e fertilitetit po bie për shkak të përdorimit të smartphone-ve
    14 Qershor, 2026
    Për herë të parë në botë krijohet një vaksinë nga inteligjenca artificiale
    6 Qershor, 2026
    Shkencëtarët zbulojnë arsyen pse rreth 90% e njerëzve kanë dorën e djathtë dominante
    22 Maj, 2026
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
    30 Qershor, 2026
    GTA 6 do të kushtojë $80 dhe nuk do të vijë në një disk fizik
    25 Qershor, 2026
    Porositë për Grand Theft Auto VI do të nisin javën e ardhshme me 25 qershor
    20 Qershor, 2026
    EA prezanton platformën e re të reklamimit që integron reklamat direkt në lojë
    17 Qershor, 2026
    Një startup po përpiqet të krijojë GTA 6 përmes AI para prezantimit zyrtar të lojës nga Rockstar Games
    14 Qershor, 2026
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Shikoni pamjet e para të regjistruara nga droni që arrin shpejtësi mbi 350km/h në Çmimin e Madh të Austrisë
    29 Qershor, 2026
    Ford detyrohet të punësojë sërish inxhinierët që pushoi nga puna pas gabimeve të bëra nga sistemet AI
    28 Qershor, 2026
    Defender Experience nga Mektrin: një aventurë ekskluzive në zemër të Alpeve Shqiptare
    25 Qershor, 2026
    Xiaomi prezanton një krah robotik për karikimin automatik të makinave elektrike
    17 Qershor, 2026
    Ferrari po përdor modelet AI të IBM për të krijuar “supertifozët e F1”
    10 Qershor, 2026
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Nga koncertet te eksperiencat gjithëpërfshirëse: Si Tirana po e transformon mënyrën se si ne festojmë
    30 Qershor, 2026
    Netflix dëshiron që secili profil të ketë adresën e tij të email-it
    30 Qershor, 2026
    Preferenca midis Messi apo Ronaldo mund të zbulojë më tepër rreth qëndrimeve tuaja politike
    26 Qershor, 2026
    Një sezon sportiv veror fenomenal ju pret në DigitAlb
    25 Qershor, 2026
    Mark Zuckerberg “urdhëron” punonjësit të argëtohen pas shkurtimit masiv të vendeve të punës
    23 Qershor, 2026
Search
Duke lexuar: Dua, Shawn, Anyma, Peggy dhe më shumë: çfarë ndodhi në Sunny Hill Festival 2025
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Entertainment > Dua, Shawn, Anyma, Peggy dhe më shumë: çfarë ndodhi në Sunny Hill Festival 2025
Entertainment

Dua, Shawn, Anyma, Peggy dhe më shumë: çfarë ndodhi në Sunny Hill Festival 2025

Last updated: 5 Gusht, 2025 5:17 pm
Ndaj
8 Min lexim
© Visar Kadrolli & Sunny Hill Festival

Sunny Hill Festival 2025 riktheu edhe këtë vit atmosferën që e ka bërë të njohur si një nga festivalet më të mira në Evropë. Nga data 1 deri më 3 gusht, Prishtina mirëpriti mbi 100.000 vizitorë që vinin nga e gjithë bota për të parë një përzgjedhje artistësh që kombinonin skenën ndërkombëtare me talentet shqiptare.

© Sunny Hill Festival

Programi i festivalit përfshiu zhanre të ndryshme dhe performanca live nga Dua Lipa deri te Peggy Gou, duke krijuar një atmosferë të pasur dhe energjike që bëri çdo natë të bënte diferencën. Këtë vit, Geek Room ishte aty si media për të përcjellë më pranë ndjekësve tanë atmosferën fantastike.

Dua Lipa, rikthim në Prishtinë me një performancë të paharrueshme

© Sunny Hill Festival

Kryefjala e natës së parë ishte performanca e Dua Lipës, e cila erdhi në Prishtinë si pjesë e turneut “Radical Optimism”. Ajo interpretoi hite të fuqishme si Houdini, Training Season, Levitating, New Rules dhe Don’t Start Now, duke ndezur skenën kryesore dhe krijuar një atmosferë që publikoi e bëri të lëvizte në çdo kënd.

© Sunny Hill Festival

Gjatë performancës, Dua foli në shqip dhe falënderoi publikun, dhe më vonë u bashkua edhe me babain, Dukagjin Lipën, për të kënduar këngën “Era”, një këngë që ajo tha se “e kishte dëgjuar që fëmijë”. Ky moment u ndje si një lidhje kulturore midis artistes dhe publikut, dhe shënoi një nga kulmet emocionale të festivalit.

© Sunny Hill Festival

Fatboy Slim, energjia që ndezi natën e parë në C4

© Sunny Hill Festival

Në natën e parë, në skenën C4 performoi Fatboy Slim, i cili solli një set që ndërthurte ritme të njohura me tinguj elektronikë modernë. Muzika e tij krijoi një atmosferë të gjallë ku publiku nuk ndaloi së lëvizuri. Performanca ishte e shoqëruar me projeksione dhe drita që i jepnin më shumë ngjyrë gjithë skenës. Ishte një nisje shumë e mirë për netët e muzikës elektronike në C4.

Shawn Mendes, nisja e turneut “On the Road Again” në Prishtinë

© Flakon Zharku & Sunny Hill Festival

Dita e dytë ngjiti në skenën kryesore Shawn Mendes, i cili zgjodhi pikërisht Sunny Hill Festival në Prishtinë për të nisur turneun e tij europian “On the Road Again”. Performanca u prit me shumë entuziazëm, dhe që në momentin që u ngjit në skenë, publiku filloi të këndonte bashkë me të çdo këngë, nga hitet si Treat You Better, Mercy, Stitches, There’s Nothing Holdin’ Me Back e deri te In My Blood.Shawn u kujdes të tregonte edhe për mënyrën se si ishte pritur në Prishtinë, duke thënë se “që kur kam shkelur në Kosovë, kam ndjerë një mikpritje si kurrë më parë”.

© Visar Kadrolli & Sunny Hill Festival

Gjatë setit, Shawn solli edhe disa këngë nga albumi i tij më i fundit, Shawn, i publikuar në nëntor 2024, i cili është ndjeshëm më personal dhe fokusohet tek eksperiencat që ka kaluar me ankthin dhe rëndësia e shëndetit mendor në jetën e tij. Kjo e bëri performancën edhe më të veçantë, pasi mesazhet e albumit përputhen edhe me frymën përfshirëse që promovon vetë festivali. Mbrëmja u përmbyll me fjalët “Kosova, ju dua!”, dhe një ndjesi të qartë se kjo ishte një natë që kishte rëndësi për të dyja palët, për artistin dhe për publikun.

© Valdrin Xhemaj & Sunny Hill Festival

Mochakk, house energjik në C4 që ndezi festën pas koncertit kryesor

© Flakon Zharku & Sunny Hill Festival

Në të njëjtën natë, pas koncertit të Shawn Mendes, skena C4 vijoi me performancën e Mochakk, DJ nga Brazili i njohur për stilin e tij energjik dhe lëvizjet e pandalshme në skenë. Ai solli një set me ritme house dhe groove që u prit shumë mirë nga publiku, i cili vazhdoi të kërcejë edhe vonë në mbrëmje. Ndjesia e festës nuk u ndërpre për asnjë moment, dhe atmosfera që krijoi Mochakk tregoi pse është një nga emrat më të kërkuar të muzikës elektronike nëpër festivale.

Anyma, arti audio‑vizual që mbylli natën e tretë

© Sunny Hill Festival

Nata e tretë u mbyll nga Anyma, projekti solo i Matteo Milleri, duke sjellë një performancë audio-vizuale që tejkaloi kufijtë e një koncerti tradicional. Duke kombinuar muzikën elektronike me animacione 3D, efekte drite dhe pirroteknike, ai krijoi narrativën e një udhëtimi futurist. Seti ishte ndërtuar me kujdes dhe ndikonte emocionalisht publikun, duke e bërë përvojën më përfshirëse dhe artistike të natës së fundit.

Peggy Gou, festa në C4 që nuk donte të mbaronte

© Sunny Hill Festival

Edhe pas Anyma-s, festa vazhdoi në skenën C4 me setin e Peggy Gou, e cila interpretoi acid house, techno dhe elementë koreano-berlinese. Ajo e mbajti turmën aktive deri në minutat e fundit dhe skena ishte më e mbushura se kurrë më parë. Publiku nuk tregonte shenja lodhje edhe pas shiut të rrëmbyer që ra pak minuta. Kjo po që ishte një sfidë për organizuesit duke sugjeruar në mënyrë simpatike që C4 vitin tjetër mund të jetë edhe më e madhe.

Artistët shqiptarë, prania me vlerë dhe skenë me identitet

© Sunny Hill Festival

Në festival morën pjesë edhe shumë artistë shqiptarë, duke sjellë performanca të shkurtra por me fuqi dhe hapësirë solide në skenë. Tayna me skenografi dhe koreografi dinamike solli një show tërheqës; Kida dallohej për lidhjen e drejtpërdrejtë me publikun; Ledri Vula me karizmën dhe komunikimin direkt dha një performancë të fortë; ndërsa MC Kresha dhe Lyrical Son sollën ritme dhe tekst urbano-hip-hop që i dhanë festivalit një dimension autentik dhe energjik. Kontributi i tyre promovoi kulturën shqiptare në një ambient ndërkombëtar ku mbizotërojnë zërat global.

© Besfort Syla & Sunny Hill Festival

Kujtimi i vërtetë i festivalit që ruhet përtej skenave

Gjatë të tre ditëve, stenda e merch-it zyrtar të Sunny Hill ishte gjithmonë e frekuentuar. Radha e gjatë tregoi interesin për kujtime fizike nga festivali. Edhe ne u siguruam një bluze zyrtare, një detaj simbolik që ruan kujtime nga një festival që do të mbetet gjatë në mendje.

© Valdrin Xhemaj & Sunny Hill Festival

Sunny Hill Festival 2025 përforcoi statusin e tij si një nga festivalet më të rëndësishëm në Evropë, ku kultura lokale dhe artistët shqiptarë bashkëjetojnë me emra ndërkombëtarë. Ne në Geek Room mezi presim ta përjetojmë edhe vitin tjetër, dhe të shohim se si Sunny Hill do të rritet edhe më tej.

Nëse dëshiron të përjetosh momentet më të bukura të Sunny Hill 2025 nga lentja e Geek Room, kliko këtu

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Tashmë ju mund të blini laptopin Lenovo me ekran të rrotullueshëm për $3,299
Tjetra Bateria e iPhone 17 Air do të jetë 2.49 mm e trashë – sa gjysma e trashësisë së modelit Pro

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
DigitAlb
HP ZBook
HP_EliteBook_6_G1i
GITEX-AI-EUROPE
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

Nga koncertet te eksperiencat gjithëpërfshirëse: Si Tirana po e transformon mënyrën se si ne festojmë
Entertainment
30 Qershor, 2026
Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
Gaming
30 Qershor, 2026
WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
Apps
30 Qershor, 2026
OpenAI përgatitet të ulë çmimet e abonimeve për të konkurruar me Anthropic
Tech
30 Qershor, 2026

Artikuj të ngjashëm

Entertainment

Studimi tregon se 1 miliardë të rinj po rrezikojnë humbjen e dëgjimit

17 Nëntor, 2022
Entertainment

Personazhet kryesorë Ash Ketchum dhe Pikachu i tij nuk janë më të pranishëm në Pokemon

2 Korrik, 2023
Entertainment

CEO e Theranos, Elizabeth Holmes, është dënuar me heqje lirie për 11 vite

1 Qershor, 2023
Entertainment

Mektrin, pionier i tregut automobilistik, feston 20 vite në pistën e suksesit

26 Prill, 2025

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Frani Brahollari
Klarent Kullolli

Na gjeni:

© 2026 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?