Sergei Palkin, CEO i Shakhtar Donetsk ka bërë thirrje që Irani të hiqet nga lista e vendeve konkuruese në Kupën e Botës në Katar për shkak të mbështetjes ushtarake që ky shtet po i ofron Rusisë në luftën kundër Ukrainës. Gjithashtu ai kërkon që Ukraina të zëvëndësojë Iranin në këtë kompeticion.
“Shakhtar Football Club i bën thirrje FIFA-s dhe komuniunitetit ndërkombëtar që të dënojnë menjëherë ekipin e Iranit nga Kupa e Botës pasi ky shtet është përfshirë në mënyrë direkte në sulme terroriste kundrejt ukrainasve.” tha Palkin në deklaratën e tij.
? “Ukraine should be at the World Cup. Iran deserves no place there!”
? Statement by #Shakhtar CEO Sergei Palkin ⬇️ pic.twitter.com/JhVk1GUVWo
— FC SHAKHTAR ENGLISH (@FCShakhtar_eng) October 24, 2022
“Ky do të jetë një vendim i drejtë që duhet të tërheqë vëmendjen e të gjithë botës drejt një regjimi që vret njerëzit e tij më të mirë dhe vret ukrainasit. Vendi vakant duhet t’i jepet ekipit kombëtar të Ukrainës, e cila ka provuar se është e denjë për të marrë pjesë në këtë botëror. Në kushte jo të barabarta me ekipet e tjera, ato luajtën me gjithë zemër. Ky ndryshim është i justifikuar historikisht dhe tepër sportiv.”
FIFA dënoi Rusinë dhe Bjellorusinë nga kompeticioni ndërkombëtar në shkurt pas nisjes së pushtimit ndaj Ukrainës dhe tashmë janë tepër në presion nga situata e Iranit. Ekipi kombëtar i Iranit do të ndëshet me Anglinë, Uellsin dhe SHBA në grupin B, ndërkohë që Ukraina u eleminua në play-off nga Uellsi.