Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    Këshillat e AI po i bëjnë njerëzit më të sigurt në vetvete, ndërkohë që 3-fishojnë mundësinë e gabimeve
    20 Korrik, 2026
    Kina ndalon përdorimin e chatbots si “partnerë” pas shqetësimeve të shkallës së lindshmërisë dhe varësisë që ato krijojnë
    20 Korrik, 2026
    Prindërit do të lajmërohen nga Meta nëse regjistrohen biseda për “vetëlëndim” mes fëmijëve dhe Meta AI
    17 Korrik, 2026
    Netflix tregon se ka përdorur AI në të “rreth 300” tituj këtë vit
    17 Korrik, 2026
    Google Images prezanton ndërfaqen e re të inspiruar nga Pinterest
    16 Korrik, 2026
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Publikohen në rrugë jo-zyrtare pamjet e para të smartphone-it robotik të Honor
    18 Korrik, 2026
    Nokia rikthen telefonët klasikë, por me një buton AI të dedikuar
    18 Korrik, 2026
    BE vendos 2 rregulla të reja për Google të cilat do të ndryshojnë mënyrën se si asistentët AI funksionojnë në pajisjet Android
    17 Korrik, 2026
    Dhe pse telefoni juaj mund të duket sikur po merr flakë, asnjëherë mos tentoni ftohjen e menjëhershme
    16 Korrik, 2026
    Njihuni me emoji-t e reja që do të vijnë së shpejti në smartphone-t tuaj
    16 Korrik, 2026
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    TikTok teston shërbimin e ri për mbrojtjen e krijuesve nga rikrijimet me AI
    18 Korrik, 2026
    Spotify i bashkohet trendit dhe ofron një AI chatbot në platformë
    15 Korrik, 2026
    Si të rezervosh username-in tënd në WhatsApp
    1 Korrik, 2026
    WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
    30 Qershor, 2026
    Instagram po teston mënyra të reja për personalizimin e “algoritmit tuaj”
    28 Qershor, 2026
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Sensori 500 herë më i hollë se fija e flokut mund të revolucionarizojë monitorimin e shëndetit
    20 Korrik, 2026
    Shkencëtarët zbulojnë se 2 persona me mendime shumë të sinkronizuara performojnë më dobët në detyra komplekse
    20 Korrik, 2026
    Shkencëtarët skocezë dizenjojnë vazon e re që rritet së bashku me bimën e mbjellë në të
    4 Korrik, 2026
    Shkencëtarët programojnë qelizat njerëzore si kompjuterë, hap i madh drejt terapive inteligjente
    1 Korrik, 2026
    Çel për herë të parë nga veza artificiale zogu i zhdukur prej vitesh
    28 Qershor, 2026
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Analistët tregojnë se shitjet e GTA 6 mund të sigurojnë $3-5 miliardë vetëm në javën e parë
    17 Korrik, 2026
    Gjykatat në Kinë i cilësojnë produktet e blera në lojërat dixhitale “të trashëgueshme”, ndërkohë që hasin kundërshtimin e perëndimit
    15 Korrik, 2026
    PlayStation mund të eleminojë të gjitha lojërat tuaja dixhitale pas 3 vitesh jo aktive
    13 Korrik, 2026
    Sony do të ndalojë së prodhuari disqe për lojërat e PlayStation në 2028
    2 Korrik, 2026
    Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
    30 Qershor, 2026
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Ferrari tregon se “nuk e priste” një reagim kaq negativ të publikut ndaj makinës elektrike Luce
    11 Korrik, 2026
    McLaren prezanton dizajnin grafik të MCL40 të krijuar në bashkëpunim me Gemini që do të përdoret në Çmimin e Madh të Britanisë
    2 Korrik, 2026
    Aty Ku Siguria Takon Luksin: Pse Volvo Mbetet Zgjedhja Ideale për Udhëtimet tuaja këtë Verë   
    2 Korrik, 2026
    Shikoni pamjet e para të regjistruara nga droni që arrin shpejtësi mbi 350km/h në Çmimin e Madh të Austrisë
    29 Qershor, 2026
    Ford detyrohet të punësojë sërish inxhinierët që pushoi nga puna pas gabimeve të bëra nga sistemet AI
    28 Qershor, 2026
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    BE ndalon shkatërrimin e veshjeve të pashitura nga industria e modës
    21 Korrik, 2026
    Sunny Hill 2026: Prishtina gati të mirëpresë yjet e njohura si Katy Perry, Martin Garrix dhe Lewis Capaldi
    15 Korrik, 2026
    Nuhatja e çokollatës së zezë para stërvitjes në palestër përmirëson performancën tuaj
    13 Korrik, 2026
    Volkswagen po ”punëson” 100 dele në një fermë me panele diellore në Poloni
    10 Korrik, 2026
    Milioneri që planifikon të jetojë përgjithmonë diagnostikohet me një sëmundje autoimune të pashërueshme
    10 Korrik, 2026
Search
Duke lexuar: Asus xhiron spotin e ri në Shqipëri. Geek Room ju sjell pamje ekskluzive.
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Entertainment > Asus xhiron spotin e ri në Shqipëri. Geek Room ju sjell pamje ekskluzive.
Entertainment

Asus xhiron spotin e ri në Shqipëri. Geek Room ju sjell pamje ekskluzive.

Last updated: 5 Maj, 2023 10:55 pm
Ndaj
3 Min lexim

Këtë javë Asus prezantoi në një event online linjën e re të laptop-ëve Zenbook, një seri e cila fuqizohet nga proçesori i gjeneratës së fundit të Intel, ekrani fantastik OLED dhe çfarë është më e veçanta: këto produkte janë krijuar nga materiale miqësore ndaj mjedisit.

Çfarë e bën akoma më të veçantë këtë prezantim është spoti zyrtar i cili është xhiruar një muaj më parë në Shqipëri. Ai na njeh me tre personazhe të suksesshëm në fushat e tyre si: Kirshia Govender, biologe detare – Bartosz Wojczynski, astofotograf – Liz West, artiste e ngjyrave hapsinore. Secili prej artistëve gjen lehtësisht përshtatjen e përdorimit të linjës së re Asus Zenbook në punën e tyre të përditshme.

Geek Room pati mundësinë të ndiqte nga afër xhirimet e spotit të cilat u zhvilluan ne Tiranë dhe Durrës gjatë marsit dhe erdhën si një bashkëpunim midis kompanisë shqiptare të prodhimit Caravan dhe asaj gjermane Peoplegrapher. Një ekip prej më shumë se 80 personash u perfshinë në realizimin e spotit, regjia e të cilit mban emrin e James F. Coton.

 

Dita e parë

Geek_Room_new_Asus_Zenbook_laptop_tv_spot_Albania_-_Day1_1.png
Përgatitjet e setit të xhirimeve nisën që në 5 të mëngjesit në një ambient i cili kishte improvizuar studion e Liz West. Shumë ngjyra, shumë rrëmujë dhe një Asus Zenbook për të përgatitur shfaqjen e ngjyrave në setin e dytë të ditës. Pasdite ndërrojme vendndodhje në një sallë e cila fton mbi 30 të rinj të shijojnë një spektakël ngjyrash të cilat komandohen direkt nga laptopi.

 

Geek_Room_new_Asus_Zenbook_laptop_tv_spot_Albania_-_Day_1_2.png

 

Dita e dytë

Geek_Room_new_Asus_Zenbook_laptop_tv_spot_Albania_-_Day_2_1.png

 

Zgjohemi sërisht herët për të shkuar në Portin e Durrësit. Xhirimet lidhen këtë herë me Kirshia Govender, e cila para zhytjes studion terrenin nënujor. Më pas ekipi largohet pak nga brigjet e qytetit për të xhiruar momentet e zhytjes së biologes (dhe polumbares profesioniste). Për të theksuar ndjesinë ndaj mjedisit, Asus kishte vendosur të drejtonte vëmendjen tek mbetjet detare aq të dëmshme për jetën e gjallesave. Pasditja na gjeti në brigjet e Kepit të Rodonit për të xhiruar momentet e daljes së Kirshia nga deti dhe sigurisht: përdorimin e Asus Zenbook.

 

Geek_Room_new_Asus_Zenbook_laptop_tv_spot_Albania_-_Day_2_2.png

 

Dita e tretë

Geek_Room_new_Asus_Zenbook_laptop_tv_spot_Albania_-_Day_3_1.png

 

Një ditë me shi dhe shumë mjegull në malin e Dajtit detyroi ekipin të përshtatej me kushtet dhe të ideonte një set fantastik brenda pak orësh. Bartosz Wojczynski erdhi në set me teleskopin e tij automatik i cili lidhej me laptopin dhe lëvizte automatikisht për të ndjekur një trup qiellor të caktuar. Nga lëvizjet me makinë në terrene të vështira, deri tek vendosja në një ambient të hapur midis shkëmbinjsh për të fotografuar qiellin – dita e tretë ishte më sfiduesja për ekipin.

 

Geek_Room_new_Asus_Zenbook_laptop_tv_spot_Albania_-_Day_3_2.png

 

Rezultati final?
Asus sapo ka publikuar spotin final të cilin Geek Room ju fton ta ndiqni më poshtë:

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Bashkimi Evropian paralajmëron Apple rreth limitimit të shpejtësisë së karikimit në rastet kur përdoren kabllo të paçertifikuar
Tjetra Shërbimet më të reja në WhatsApp përmirësojnë sondazhet dhe rishpërndarjen e fotografive së bashku me përshkrimin

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
DigitAlb
HP ZBook
HP_EliteBook_6_G1i
GITEX-AI-EUROPE
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

BE ndalon shkatërrimin e veshjeve të pashitura nga industria e modës
Entertainment
21 Korrik, 2026
Këshillat e AI po i bëjnë njerëzit më të sigurt në vetvete, ndërkohë që 3-fishojnë mundësinë e gabimeve
Tech
20 Korrik, 2026
Kina ndalon përdorimin e chatbots si “partnerë” pas shqetësimeve të shkallës së lindshmërisë dhe varësisë që ato krijojnë
Tech
20 Korrik, 2026
Sensori 500 herë më i hollë se fija e flokut mund të revolucionarizojë monitorimin e shëndetit
Science
20 Korrik, 2026

Artikuj të ngjashëm

Entertainment

Astronautët e NASA do të fluturojnë sërish përreth Hënës në vitin 2026

31 Dhjetor, 2025
Entertainment

NASA planifikon të sjellë pak Mars në Tokë

17 Prill, 2020
Entertainment

Piloti regjistron disa ndriçime të kuqe misterioze mbi retë në oqeanin Atlantik

26 Korrik, 2022
Entertainment

Shkencëtarët tregojnë se së shpejti do të bëhet e mundur që fëmijët të lindin në hapësirë

5 Shkurt, 2026

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Frani Brahollari
Klarent Kullolli

Na gjeni:

© 2026 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?