Apple ka kërkuar të marrë pjesë në seancën e ardhshme gjyqësore të Google, e cila akuzohet për shkelje të rregullave antitrust në SHBA mbi kërkimin në internet, duke thënë se nuk mund të t’ja lejë në dorë Google mbrojtjen e marrëveshjes për shpërndarjen e të ardhurave që i sigurojnë prodhuesit të iPhone miliarda dollarë çdo vit për ta bërë Google motorin e parazgjedhur të kërkimit në browser-in e tij Safari.
Apple nuk planifikon të krijojë motorin e vet të kërkimit, për të konkurruar me Google, pavarësisht nëse pagesat vazhdojnë apo jo, thanë avokatët e kompanisë në dokumentet e gjykatës të paraqitur në Uashington të hënën.
Apple mori mbi 20 miliardë dollarë nga marrëveshja e saj me Google vetëm në vitin 2022. Apple dëshiron të thërrasë dëshmitarët për të dëshmuar në një gjyq në prill. Prokurorët do të kërkojnë të tregojnë se Google duhet të marrë disa masa, duke përfshirë shitjen e browser-it të saj të internetit Chrome dhe potencialisht sistemin e tij operativ Android, për të rikthyer konkurrencën në kërkimin në internet.
“Google nuk mund të përfaqësojë më në mënyrë adekuate interesat e Apple: Google tani duhet të mbrohet kundër një përpjekjeje të gjerë për të shkatërruar njësitë e saj të biznesit,” tha Apple. Ndjekja penale e Google nga Departamenti i Drejtësisë është një rast historik që mund të riformojë mënyrën se si përdoruesit gjejnë informacionin në internet.
Google ka propozuar të shmangë marrëveshjet e tij të paracaktuara me zhvilluesit e browser-ave, prodhuesit e pajisjeve celulare dhe operatorët celularë, por jo të përfundojë marrëveshjet e tij për të ndarë një pjesë të të ardhurave nga reklamat që Google gjeneron nga kërkimi.