Një investigim nga Reuters ka zbuluar se punonjësit e Tesla kanë shpërndarë me njëri-tjetrin video të regjistruara nga kamerat që ndodhen në makinat e klientëve. Këto video janë shpërndarë nga punonjësit vazhdimisht në një sistem të brendshëm komunikimi nga viti 2019 deri në vitin 2020.
Siç raporton dhe Reuters, disa nga përmbajtjet e shpërndara tregojnë klientët në raste të veçanta, ku në njërën prej tyre një burrë i afrohet makinës Tesla plotësisht i zhveshur. Në video të tjera mund të shikohen dhe momente nga përplasje të ndryshme.
Një ish-punonjës i Tesla ka treguar se videot dhe imazhet e shpërndara midis punonjësve në grupe private dhe shpesh herë janë shndërruar dhe në meme. Ndërkohë punonjës të tjerë kanë treguar për Reuters se ato mund të shikonin dhe vendndodhjen e regjistrimeve të bëra përmes programit kompjuterik që përdornin.
Deri më tani, Tesla ndiqte disa pokitika që e lejonin të merrnin regjistrime nga makinat kur ato ishin fikur apo në rastet kur drejtuesi i makinave e lejonte diçka të tillë. Mirëpo pas një investigimi nga qeveria gjermane, kompania u detyrua të rifreskonte politikat e saj, pasi kamerat po filmonin të gjithë personat që kalonin pranë një Tesla.