Shazam është përmirësuar në versionin më të ri për të njohur këngë që luhen në aplikacione të palëve të treta si në TikTok, Instagram apo YouTube.
Të gjithë përdoruesit e Shazam në iOS apo Android kanë mundësinë tashmë që të klikojnë mbi butonin blu dhe të rikthehen në aplikacionin ku e kanë dëgjuar këngën që dëshirojnë të gjejnë, dhe pjesën tjetër t’ja lënë në dorë Shazam.
Mënyra se si ky shërbim do të funksionojë është nëpërmjet mikrofonëve të pajisjes tuaj. Shazam do të dëgjojë përmes mikrofonëve muzikën që po luhet në aplikacionet e palëve të treta dhe pas disa sekondash, kënga do të identifikohet. Për të mësuar më tepër informacione rreth këngës që sapo keni zbuluar mjafton të hapni sërisht Shazam.
Në iOS është shumë e thjeshtë që të përdorni shërbimin Song Recognition që gjendet në Control Center. Ju nuk keni pse të largoheni nga aplikacioni që keni hapur, pasi në momentin që kënga do të identifikohet do të shfaqet si një njoftim në Dynamic Island të iPhone-it tuaj.