Lançimi i Google Photos dhe hapsirës së palimitiuar për të ngarkuar foto në cloudin e kompanisë ishte padyshim një e mirë e madhe në botën mobile. Por dita që dyshonim të gjithë erdhi dhe tashmë hapsira për të ruajtur materialet e tua u bë me pagesë. Kompania ka shpejgimin e saj për këtë punë por një arsye tjetër e cila aludohet në komunitet ka të bëjë me diçka më të thellë që do të na prekë të gjithëve me kalimin e kohës.
Së pari kompania justifikohet se ngarkimi i fotove ka arritur një fluks të cilin nuk e parashikonin. E vërteta është se shpejtësia e qarkullimit të materialeve sot me 5 vjet më parë ka përparuar shumë. Edhe pse po flasim për rrjetin mobile, përdorimi i kamerave, smartphonëve dhe hapsirave digjitale është vetëm në rritje.
Arsyeja tjetër ama që nuk thuhet me zë të lartë nga Google ka të bëjë me modelin e biznesit, më konkretisht me reklamat. Nga një motorr kërkimi i cili varej direkt nga të ardhurat që reklamimi sjell, raportet e fundit të saj dëshmojnë se kompania po rimendon burimet. 90% e të ardhurave të Google vinin nga reklamat në 2015, vitin e shkuar ra në 83,5% dhe në 9 muajt e parë të 2020 vetëm 80%. Të ardhurat të cilat nuk vijnë prej reklamave për Google vijnë nga aplikacionet dhe media që njerzit blejnë nga Google Play, abonimet në YouTube, aparatet si Pixel apo Nest dhe shërbimet e serverave për bizneset.
Një shikim i shpejtë nëpër të gjitha të përmendurat më sipër tregon se kohët e fundit çmimet e tyre kanë ndryshuar. Google po bën avash avash një kalim nga një model i cili lejon më shumë shërbime falas në diçka më të mbyllur.
Mund të duket e papërfillshme tani por ku i dihet se çfarë do të bëhet me abonim nesër.