Përmes një postimi të ri në Twitter, Elon Musk ka lajmëruar se ka gjetur CEO-n e re të Twitter, e cila pritet të fillojë punën brenda disa javësh. Identiteti i CEO-s së ende nuk është publikuar zyrtarisht, megjithatë raportime të shumta tregojnë se do të jetë Linda Yaccarino ajo që do të zëvëndësojë Elon Musk në Twitter.
Excited to announce that I’ve hired a new CEO for X/Twitter. She will be starting in ~6 weeks!
My role will transition to being exec chair & CTO, overseeing product, software & sysops.
— Elon Musk (@elonmusk) May 11, 2023
Momentalisht Yaccarino është drejtuese e reklamimit dhe marrëveshjeve në NBCUniversal. Megjithatë The Wall Street Journal tregon se ajo “është ende në fazat e diskutimit” për këtë punë, ndërkohë që Puck tregon se Musk po planifikon t’ia dorëzojë asaj rolin e tij në kompani. Por një gjë është e sigurtë, ajo e dëshiron shumë këtë pozicion, pasi ia ka deklaruar një gjë të tillë dhe miqve të saj.
Gjatë kohëve të fundit ajo ftoi Musk në konferencën e reklamimit “Possible” në Miami dhe tregoi se sa e emocionuar ishte kur mësoi se NBC do të bashkëpunojë me Twitter në Lojrat Olimpike.
Në tweet-in e tij Musk tha se CEO e re do të nisë punën brenda 6 javësh dhe se ai do të ketë më pas rolin e CTO, mbikëqyrjes së produktit, software-it dhe sistemit. Pra me pak fjalë detyra e CEO-s së re do të fokusohet vetëm në biznes, dhe Yaccarino është tepër e kualifikuar në këtë drejtim.