Pavarësisht faktit se aplikacioni i ChatGPT mund të shkarkohej vetëm në iOS dhe në SHBA për një periudhë të caktuar, duket se interesi i përdoruesve për të përdorur këtë aplikacion është shumë i lartë. Pas zgjerimit në 11 destinacione të reja ndërkombëtare, ChatGPT ka regjistruar 500,000 shkarkime. Duhet të kujtojmë se kjo shifër kaq e lartë është arritur në vetëm 6 ditë nga publikimi.
Këto statistika të publikuara nga DataAI tregojnë se ky është aplikacioni i ri me performancën më të lartë nga të gjithë aplikacionet e reaj të publikuara gjatë këtij viti dhe gjatë vitit të kaluar.
Siç shpjegohet nga të gjithë përdoruesit, AI chatbots janë më të kërkuarit e momentit. Sisteme të tilla janë munduar të kopjojnë ChatGPT dhe janë të pranishme në App Store, mirëpo shumica e tyre janë të rreme dhe kërkojnë që të mashtrojnë përdoruesit duke mos i ofruar atyre shërbimin e duhur.
ChatGPT ka mposhtur në garën e performancës dhe aplikacione të tjera që u bënë menjëherë shumë të kërkuara nga përdoruesit, si Bing nga Microsoft apo dhe Edge.
Më poshtë do të bëjmë disa krahasime midis aplikacioneve të ndryshme dhe performancës fillestare që ato kanë patur.