Më në fund Xiaomi ka prezantuar smartphone-in pasardhës të pajisjes mjaft të njohur të vitit të kaluar Redmi K40 Gaming.
Smartphone i ri Redmi K50 Gaming nuk do të sjellë ndryshime shumë të mëdha në krahasim me K40, por do të vijë me performancë të përmirësuar dhe karikim më të shpejtë.
Ekrani i kësaj pajisje do të jetë 6.67 inç FHD+ AMOLED me refresh rate 120Hz. Për të fuqizuar smartphone-in do të përdoret proçesori Snapdragon 8 Gen 1, i cili do tê përfitojë nga dy dhoma për sistemin e ftohjes për të siguruar performancën më të mirë. Proçesori flagship do të shoqërohet nga 12GB RAM LPDDR5 dhe 256GB internal storage.
Për sa i përket sistemit të kamerave, në pjesën e pasme ky smartphone do të pajiset me 3 lente të ndryshme: kamera kryesore me sensor Sony IMX686 64MP, ajo ultra-wide 8MP dhe një macro 2MP, ndërkohë që në pjesën e përparme do të gjendet kamera selfie 20MP. Bateria do të ketë kapacitet 4,700mAh dhe do të suportojë karikimin e shpejtë 120W.
Meqë ky smartphone ka si fokus kryesor gamers, ai do të pajiset me disa butona fizikë, një motor haptic CyberEngine dhe dual speakers JBL.
Redmi K50 Gaming do të dalë në shitje në tregun kinez nga data 18 shkurt me një çmim prej $520. Nuk dihet ende se kur kjo pajisje do të lançohet për tregun global.