Google po përgatit një iniciativë “privacy sandbox” për Android duke zhvilluar më tej një reputacion mbi përmirësimin e sigurisë së përdoruesve. Ky privacy sandbox ekziston aktualisht si një shërbim në Chrome, i cili limiton tracking midis website-ve të ndryshme, dhe tashmë i njejti koncept do të aplikohet dhe në smartphone-t Android.
Kompania tregon se kjo iniciativë është pjesë e një plani disavjeçar, dhe do të vijë përmes Play Store dhe jo Android 13.
Zëvëndës presidenti I menaxhimit të produkteve, Anthony Chavez, tha përmes një postimi në blog: “Sot, ne jemi tepër të emocionuar të prezantojmë mdërmarrjen e një iniciative disavjeçare për të krijuar një privacy sandbox për Android, me qëllim kryesor prezantimin e metodave të reja të reklamimit më private. Specifikisht, këto metoda do të limitojnë të dhënat e shpërndara me palët e treta dhe do të operojnë pa identifikues ndërmjet aplikacioneve, duke përfshirë këtu dhe advertising ID.”
Aktualisht, kur ju përdorni një aplikacion, ju përcaktohet një ID që ju ndjek midis aplikacioneve të ndryshme. Kjo gjë lejon zhvilluesit të shfaqin reklama specifike për secilin prej jush.
Kur kjo zgjidhje nga Google të publikohet, këto identifikues do të fshihen, dhe Google do t’i zëvëndësojë me një shërbim të ri më privat.