CEO i Meta, Mark Zuckerberg tregoi përmes një postimi në Facebook se i kishte thënë punonjësve gjatë një mbledhje virtuale se kishte dëshirë që në vendin e punës të adoptohej një moto e re, “Meta, Metamates, Me.”
“Meta, Metamates, Me tregon që ne duhet të jemi të fokusuar ndaj kompanisë dhe misionit tonë. Kjo shprehje është e gjitha rreth përgjegjësisë që ne kemi për të arritur një sukses të përbashkët si një ekip. Duhet gjithashtu të përkujdesemi për këtë ekip dhe kompaninë tonë.” shkruajti Mark Zuckerberg.
Një fakt interesant është se termi Metamate u sajua nga Douglas Hofstander pasi një nga punonjësit i dërgoi një email për ide të reja pas ribrandimit.
“E adhuroj këtë fjalë.” tha CTO i Meta, Andrew Bosworth në adresën e ij në Twitter.
Zuckerberg bëri gjithashtu dhe disa deklarata të tjera gjatë mbledhjes, si përshembull largimi i kompanisë nga moto “lëviz shpejt” drejt “lëvizim shpejt së bashku”. Ai “inkurajoi“ punonjësit që të jenë më direktë me njeri-tjetrin dhe të mos mundohen të sillen mirë për të shmangur debatet.
Gjatë kohëve të fundit Meta ka kaluar disa situata të këqija, duke përfshirë këtu dhe humbjen e $240 miliardë vlerë në treg brenda një dite.