Rockstar Games ka konfirmuar se një hyrje e re në serinë e Grand Theft Auto është në zhvillim e sipër.
“Ne jemi tepër të gëzuar të konfirmojmë se versioni i ardhshëm i lojës Grand Theft Auto është në zhvillim e sipër.” shkruajti kompania në një postim në blog. Në një të ardhme më të afërt, GTAV dhe Grand Theft Auto Online do të lançohen për PS5 dhe Xbox Series X/S në 15 mars.
Popullariteti dhe përfitimet e jashtëzakonshme nga pjesa online e GTAV tregon se publiku po pret prej kohësh publikimin e një versioni të ri të lojës. Fillimisht kjo lojë u publikua në vitin 2013 për konsolat PS3 dhe Xbox 360. GTAV u publikua vetëm 5 vite pas GTAIV, ndërkohë që ne po presim prej më shumë se 8 vitesh për GTAVI.
Many of you have been asking about a new entry in the Grand Theft Auto series.
With every new project, our goal is always to significantly move beyond what we’ve previously delivered. We’re pleased to confirm that active development for the next entry in the series is underway.
— Rockstar Games (@RockstarGames) February 4, 2022
“Me jetëgjatësinë e paprecedentë të GTAV, ne e dimë se ju keni kërkuar nga ne për një version të ri në serinë Grand Theft Auto. Në çdo projekt që ne nisim, qëllimi ynë është që të kalojmë përtej asaj që kemi ofruar më parë.” shkruan Rockstar Games.
Rockstar nuk i vendos asnjë emër versionit të ri të Grand Theft Auto, mirëpo ne spekulojmë se kompania do ta emërtojë GTAVI nëse ndjek të njejtën skemë emërtimi që nga GTAIV. Në këtë deklaratë nuk tregohet asnjë datë apo detaj që na tregon se kur dhe ku do të zhvillohen ngjarjet në lojë.