Pas prezantimit nga Unicode 14, Apple ka filluar më në fund të përfshijë emojit e reja në versionin më të ri developer beta të iOS. Siç treguam në muajt e kaluara, disa nga emojit e reja të përfshira janë “fytyra që shkrin”, “duart në formë zemre” dhe “kafshimi i buzës”.
Versioni final i Unicode 14 përfshin gjithashtu dhe disa variante të ndryshme të ngjyrës së lëkurës në emojin e shtrëngimit të duarve, një emoji që më parë nuk mund të modifikohej në ngjyra të ndryshme. Për të bërë këtë ndryshim, Unicode iu deshën 2 vite të mira, dhe tashmë që ky ndryshim erdhi ju mund të zgjidhni midis 25 toneve të ndryshme të ngjyrave.
Unicode 14.0 ka arrityr më parë në Android 12 dhe është shfrytëzuar nga kompanitë më të mëdha. Në iOS emojit e reja janë të pranishme vetëm në versionin developer beta 15.4, por mendohet se do të shfaqen për të gjithë përdoruesit më vonë gjatë këtij viti.