Apple ka filluar të testojë një shërbim që do të bëjë të mundur hapjen e telefonit përmes FaceID dhe në momentin që ju keni vendosur një maskë. Në versionin e parë developer beta për iOS15.4 shfaqet një lajmërim që ju pyet nëse dëshironi të përdorni Face ID ndërkohë që mbani një maskë, por siguria juaj do të jetë pak më e reduktuar.
Për fat të keq ky shërbim do të jetë i pranishëm vetëm tek pajisjet e reja të Apple, sipas raportimit nga 9to5Mac. Deri më tani, ky shërbim është parë të funksionojë vetëm në serinë e iPhone 12 dhe 13. Kur shërbimi u kontrollua në një iPad Pro të 2018, ai nuk u gjet.
Well this is new ? (iOS 15.4 Beta 1) pic.twitter.com/MSe7hmPGlR
— Brandon Butch (@BrandonButch) January 27, 2022
Në këtë lajmërim Apple thotë se “iPhone mund të njohë zonat unike rreth syve për të vërtetuar identitetin tuaj, por paralajmëron se FaceID nuk do të jetë aq e saktë sa në momentet kur ju jeni pa maskë”.
Për sa kohë pandemia të vazhdojë, përdoruesit e iPhone duhet të gjejnë disa mënyra të reja për të ndihmuar në hapjen e smartphone-it të tyre ndërkohë që përdorin maskën. Apple ka bërë disa përmirësime në këtë drejtim që në iOS 13.5, ku kamera do të zbulonte nëse ju kishit vënë një maskë dhe do të shfaqte menjëherë faqjen për futjen e password-it. Në iOS 14.5 Apple lejoi përdoruesit e Apple Watch të zhbllokojnë iPhone-in e tyre për sa kohë Apple Watch është pranë pajisjes.