Pas blerjes prej $68.7 miliardë të kompanisë Activision nga Microsoft, shumë persona kanë filluar të mendojnë se cila do të jetë lëvizja e rradhës nga Sony.
Analistët në Enders Analysis besojnë se nëse Sony dëshiron të përfshihet në këtë betejë, blerja më me mend është ajo e Electronic Arts. Aktualisht EA ka një vlerë prej $37 miliardë në treg, prandaj Sony mund të synojë blerjen e kompanive me vlerë më të ulët si Take-Two ose Ubisoft, të cilat vlerësohen me $18.33 miliardë dhe $6.9 miliardë respektivisht.
Mirëpo nëse Sony ka në plan të bëjë një lëvizje, do të duhet të shpejtojë pasi dhe Disney është e interesuar në blerjen e Electronic Arts. “Një mënyrë shumë e mirë për Disney në ndërtimin e të ardhmes dixhitale dhe për Bob Chapek që të dalë nga hija e Bob Iger është blerja e EA.” tha analisti Eric Handler.
Industria e video-lojrave është mjaft tërheqëse dhe për kompani të tjera pa një lidhje direkte me gaming si Netflix. Greg Peters lajmëroi se platforma është fokusuar në krijimin e lojërave për filmat nën pronësinë e saj si Stranger Things.
Megjithatë është ende shumë herët për të dëgjuar ndonjë lajm zyrtar.