Një haker 19 vjeçar tregon se ai ka qenë në gjendje të hapë dyert dhe dritaret e më tepër se 25 makinash Tesla në 13 vendet të ndryshme. Gjithashtu ai ka arritur të ndezë radion e makinës, dritat e saj dhe të nisë drejtimin e makinës.
David Colombo, që e quan veten një specialist IT, tregon se ka arritur të çaktivizojë sistemet kundër vjedhjes për të shikuar nëse drejtuesi është ende në makinë. Megjithatë, dhe pse në tweet-et e para të tij ai fliste për marrjen e kontrollit të plotë të makinës, më vonë shpjegoi se nuk ka arritur kurrë të “kontrollojë drejtimin e timonit apo pedalin e gazit dhe të frenave” nga larg.
So, I now have full remote control of over 20 Tesla’s in 10 countries and there seems to be no way to find the owners and report it to them…
— David Colombo (@david_colombo_) January 10, 2022
“Po, unë mund të hap të gjitha dyert dhe të nis drejtimin e makinave Tesla, por unë nuk mund të ndërhyj kur në to gjendet dikush që po e drejton makinën dhe nuk mund ta kontrolloj atë virtualisht.” tha Colombo.
Sipas 19 vjeçarit, ky hakim nuk ka të bëjë me një dobësi në infrastrukturën e Teslas, por me një problem të pronarëve të makinave. Ai tha se nuk arriti të gjente asnjë mënyrë për të lajmëruar pronarët e makinave rreth këtij problemi, dhe ditën e martë u kontaktua nga drejtuesit e Teslas që po investigojnë këtë çështje.