Dokumentet e proçesit gjyqësor tregojnë se dy oficerë policie në Los Angeles u pushuan nga puna pasi injoruan një telefonatë që lajmëronte për një rast grabitjeje për të kapur një karakter në lojën e Pokemon Go.
Louis Lozano dhe Eric Mitchell duhet t’i përgjigjeshin thirrjes nga baza mbi një situatë grabitjeje me disa persona të dyshuar, por ato nuk arritën të përgjigjeshin. Pas kryerjes së një investigimi u zbulua se Lozano dhe Mitchell e dëgjuan këtë thirrje por vendosën ta injoronin pasi po ndiqnin karakterin e Pokemon, Snorlax.
Një sistem video në makinën e tyre zbuloi se Mitchell arriti ta kapte Snorlax para se ato të shkonin në vendin ku karakteri tjeter Togetic gjendej.
Ky incident ndodhi në prill të 2017, por detajet u zbuluan vetëm tani nga gjykata e apelit në ditën e premte. Sipas dokumenteve të gjykatës tregohet se Mitchell u regjistrua duke thënë: “Mos u largo, mos u largo” dhe më pas “E kapa!”, të cilat i referohen karaktereve të Pokemon Go.
Dy oficerët kur u përballën në gjykatë thanë se regjistrimet në makinë nuk duhet të ishin përdorur në masat disiplinore të tyre dhe akuzuan se atyre nuk i është ofruar mbrojtja e Public Safety Officers Procedural Bill of Rights. Gjykata i hodhi poshtë këto akuza.