Në rrjet po qarkullojnë raportime se Apple dhe Samsung do të rrisin çmimet e smartphone-ve të tyre flagship gjatë vitit 2022. Leaker-i i njohur LeaksApplePro tregon se ndërkohë që iPhone 14 do të ruajë çmimin $799, iPhone 14 Pro Max do të vijë me çmimin $1,199 (njësoj si Galaxy S21 Ultra vitin e kaluar). Nga ana tjetër iPhone 14 Pro do të vijë me çmimin $1,099 (njësoj si iPhone 13 Pro Max).
Aktualisht diferenca në çmim midis iPhone 13 dhe iPhone 13 Pro është $200, dhe Apple do të mundohet të ruajë të njejtën diferencë midis modeleve iPhone 14 Max dhe iPhone 14 Pro që pritet të prezantohen gjatë këtij viti, për shkak të dizajnit të ri dhe upgrade-ve të reja në modelet Pro.
Modelet Pro do të jenë të vetmit që do të kenë sensorët e Face ID të fshehur nën ekran, duke bërë të mundur zvogëlimin e notch-it klasik, duke lënë vetëm një hole-punch për kameran selfie. Përmirësime të tjera do të ketë dhe në sektorin e kamerave, ekranit dhe proçesorit.
Këto janë modelet që pritet të prezantohen gjatë këtij viti:
6.1″ Apple iPhone 14: $799
6.7″ Apple iPhone 14 Max: $899
6.1″ Apple iPhone 14 Pro: $1099
6.7″ Apple iPhone 14 Pro Max: $1199
Dhe Galaxy S22 Ultra pritet të vijë këtë vit me një rritje prej $100 në çmimin zyrtar, por versioni bazë do të fillojë nga 256GB.