Fokusimi i lartë i kompanisë Meta në metaverse ka tërhequr vëmendjen e shumë punonjësve të Microsoft dhe Apple, të cilët kanë vendosur të lenë punët e tyre të mëparshme për t’iu bashkuar këtij ekipi.
Gjatë vitit të kaluar, mbi 100 punonjës që punonin në sektorin e AR në Microsoft u larguan nga kompania, sipas raportimit të Wall Street Journal. 40 prej tyre zunë një vend pune në Meta. Shumica e këtyre personave besojnë se Microsoft nuk po investon aq sa duhet në këtë fushë, dhe pse ka siguruar një kontratë të majme me US Army për HoloLens. Kjo lëvizje e punonjësve të Microsoft me sa duket frymëzoi dhe disa ish-punonjës të Apple.
Dy persona të profilit të lartë që tashmë punojnë për Meta janë Charlie Han dhe Josh Miller nga ekipi i HoloLens.
Microsoft prezantoi HoloLens AR Headset që kushtonte $3,500 në 2015, në të njejtën kohë kur Google tha se do të ndalonte së shituri Google Glass për konsumatorët.
Gjatë gjithë kësaj kohe Facebook është fokusuar në realitetin virtual. Gjatë 2014 kompania bleu Oculus për $2 miliardë, dhe tashmë Oculus Quest 2 është një nga VR headsets më të mira në treg. Kompani bëri gjithashtu dhe një bashkëpunim me Ray-Ban, duke krijuar syzet smart Ray-Ban Stories.