October 18, 2021

Facebook dhe RayBan bashkëpunojnë për të krijuar syzet e diellit smart

Facebook dhe RayBan bashkëpunojnë për të krijuar syzet e diellit smart

Nga bashkëpunimi më i fundit midis Facebook dhe RayBan do të vijnë në treg syzet e diellit smart me çmimin $299. Ato do të quhen RayBan Stories, dhe ju do të mund t’i gjeni në të gjitha vendet ku syzet RayBan shiten, duke filluar nga dita e enjte.

Në skeletin e syzeve gjenden 2 kamera 5MP që do të përdoren për të shkrepur fotografi dhe për të regjistruar video. Syzet sinkronizohen me smartphone-in përmes aplikacionit të quajtur Facebook View, ku të gjitha klipet e regjistruara do të mund të editohen dhe të shpërndahen me aplikacione të tjera. Për të filluar regjistrimin e një videoje, ju mund të shtypni butonin fizik ose të thoni “Hey Facebook, take a video.”

Kualiteti i pamjes së regjistruar nga këto syze nuk është i njejtë me atë të smartphone-ve që ne përdorim sot, por është pikërisht ajo që mund të presim nga kamerat e integruara në syze.

Facebook thotë se këto syze mund të karikohen plotësisht në vetëm 1 orë, dhe ju mund t’i përdorni ato për 6 orë me intervale ndërmjet tyre. Këllëfi i syzeve është i krijuar nga një material i ngjashëm me lëkurën dhe ka një karikues brenda saj që mund të karikojë baterinë e syzeve deri në 3 herë. Vetë këllëfi karikohet përmes një USB-C që vjen në kuti.

Gjithashtu në secilën anë të skeletit të syzeve gjenden dhe speaker-at, të cilët kanë kualitet të mjaftueshëm për t’iu përgjigjur telefonatave ose për të dëgjuar një podcast.

Friday, 10 September 2021 01:39 Last modified on Friday, 10 September 2021 02:03

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo