Tashmë bota është më e lidhur se kurrë, por shpesh herë na duhet të përballemi me situata ku valët e celularit nuk janë të mjaftueshme për të kryer një telefonatë ose interneti është shumë i ngadaltë. Prandaj më poshtë ne do të prezantojmë disa mënyra se si të veproni kur ndesheni me këto situata:
Aktivizoni dhe çaktivizoni Airplane mode
Aktivizimi dhe çaktivizimi i Airplane mode është mënyra më e thjeshtë dhe më e shpejtë për të rregulluar problemet tuaja me sinjalin e dobët. Zakonisht kjo mënyrë funksionon 90% të kohës.
Fikni dhe rindizni smartphone-in tuaj
Smartphone-t tonë janë si kompjutera në miniaturë, dhe njësoj si tek kompjuterat ne mund të zgjidhim një problem vetëm duke e fikur dhe rindezur atë.
Nxirreni kartën SIM nga smartphone-i juaj për një minutë
Një tjetër mënyrë për të rikthyer valët në smartphone-in tuaj është nxjerrja e kartës SIM nga smartphone-i për të paktën një minutë para se ta rifusni atë ndërkohë që pajisja është ndezur.
Në Apple ju mund të kërkoni dhe për ndonjë update në seksionin Settings > General > About > Carrier. Këto updates ndihmojnë iPhone-in në përmirësimin e sinjalit.
Bëni reset network settings
Ndonjëherë gjithçka që ju nevojitet është një reset. Megjithatë duhet të tregojmë se bërja reset e netëork settings do të fshijë gjithashtu të gjitha passëord-et tuaja të regjistruara të Wi-Fi, lidhjeve VPN dhe APN që ju mund të përdorni. Në Android mund të shkoni në Settings > General > Reset > Reset Network Settings, ndërkohë që në iOS shkoni në Settings > General management > Reset > Reset Network Settings.
Kontaktoni me kompaninë telefonike
Ndonjëherë problemet me sinjalin në smartphone-t tuaj mund të jenë për shkak të problemeve me kompanitë telefonike. Një nga kullat shpërndarëse të sinjalit mund të jetë jo-aktive, ose fibra optike mund të jetë shkëputur. Një tjetër problem mund të jetë dhe konsumimi i tepërt i kartës SIM.