Gjatë vitit të kaluar, një grup investitorësh hapën një betejë gjyqësore kundër CD Projekt mbi lançimin “katastrofë” të Cyberpunk 2077, me akuzat se “loja ishte virtualisht e paluajtshme në gjeneratat e tanishme Xbox apo PlayStation për shkak të bugs të shumta”.
Ato kërkonin që Microsoft dhe CD Project të detyrohen të rimbursojnë të gjithë dëmet e bëra nga ky lançim. Në këtë betejë gjyqësore tregohet gjithashtu se investitorët vuajtën nga këto dëmtime.
12 muaj më vonë të dyja palët arritën një marrëveshje, gjë që u bë e ditur nga një deklaratë e CDPR.
“Një propozim ku përshkruhen termat kryesorë u formulua në datë 7 dhjetor 2021, të cilat nëse pranohen, do të ofrojnë bazat e një marrëveshjeje të shkruar midis dy palëve. Sipas këtyre termave, pala akuzuese duhet të hedhë poshtë të gjitha pretendimet kundër kompanisë dhe anëtarëve të bordit. Gjithashtu, një marrëveshje me shifrën $1.85 milionë do të paguhet nga kompania dhe kompania siguruese Colonnade Insurance S.A.”
Më pas CDPR tregon një listë me arsyet e ofrimit të kësaj marrëveshjeje, ku cilësohen maksimalisht “kohëzgjatja dhe kostot e lidhura me proçeset gjyqësore në vazhdim”.
Duhet të theksojmë se kjo betejë gjyqsore nuk u bë në emër të përdoruesve që kishin blerë lojën në PS4 /Xbox One, por vetëm nga dhe për investitorët.