Në daljen e tij të tretë si superhero, Tom Holland shndërrohet nga Spider-Boy në Spider-Man. Kësaj here Peter Parker shfaqet më tërheqës, emocional, dhe më i dashuruar. Deri më tani kjo besohet se është performanca e tij më e mirë.
Regjizori Jon Watts pëlqen që të përziejë rrethanat e filmit të tij, prandaj që në fillim Jake Gyllenhaal zbuloi se personi pas kostumit të Spider-Man ishte studenti Peter Parker. Më pas media e drejtuar nga editori i Daily Budle shkon në apartamentin e Peter dhe e trajton këtë fëmijë si një kriminel.
E gjithë kjo situatë bën që MJ dhe Ned të refuzohen nga MIT, prandaj Peter i drejtohet Doctor Strange për ta ndihmuar atë. Mirëpo kjo magji shfaq një “efekt anësor” dhe Multiverse është tashmë i hapur.
Personazhet negativë si Doctor Octopus, Electro, Sandman dhe Green Goblin fillojnë më pas të shfaqen në rrugët e Neë York.
Pa bërë spoliers, mund të themi se përfundimi është i papritur. Asnjë nga filmat e mëparshëm të Marvel nuk ka shfaqur kaq shumë paqartësi rreth asaj që do të ndodhë në minutat në vijim të filmit.
Mendojmë se do të mbeteni shumë të kënaqur nga ky film.