Në SHBA mbi 40 milionë njerëz u prekën nga shpërndarja e paligjshme e informacioneve shëndetësore gjatë këtij viti. Kjo ishte një rritje e rëndësishme nga viti 2020 dhe tregon për trendin e vazhdueshëm që rritet me kalimin e kohës.
Organizatat shëndetësore kanë si detyrim të raportojnë sa herë që ka një vjedhje të të dhënave shëndetësore të mbi 500 ose më shumë personave drejt zyrës për të drejtat civile në Department of Health and Human Services. Deri më tani janë regjistruar 578 vjedhje të të dhënave.
Që nga viti 2015, burimi kryesor i të dhënave të vjedhura shëndetësore janë hakerat, ndryshe nga më parë ku kjo gjë bëhej përmes pajisjeve të humbura ose të vjedhura. Ky tranzicion përkoi me rregullat e reja federale të SHBA që kërkojnë nga organizatat shëndetësore ruajtjen e dokumentave elektronike. Vlera e këtyre të dhënave është e lartë në tregun e zi, pasi në to gjenden informacione që janë më të vështira për t’u ndërruar se një kartë krediti dhe që mund të përdoren për të falsifikuar receta të ndryshme mjekësore.
Shumë organizata shëndetësore nuk e kanë parësor investimin në sigurinë virtuale, dhe pse rreziku vazhdon dhe rritet dita-ditës. Vjedhja më e madhe e të dhënave gjatë vitit 2021 u regjistrua në Florida Healthy Kids Corporation, ku u ekspozuan informacionet e 3.5 milionë njerëzve.