Startup-i i makinave elektrike, Fisker Inc. ka zbuluar version përfundimtar të makinës së parë elektrike të tyre, të quajtur Ocean SUV. Produkti përfundimtar është mjaft i ngjashëm me prototipin që debutoi në 2020 Consumer Electronics Show, megjithatë mund të vihen re disa ndryshime.
Ndryshimi që tërheq më tepër vëmendje është ekrani i madh 17.1” touchscreen që rrotullohet në orientimet horizontale dhe vertikale.
“Kur ju përdorni smartphone-in tuaj dhe shkruani një mesazh, ju e përdorni atë në drejtim vertikal. Kur ju dëshironi të shikoni një film apo një video, ju e ktheni smartphone-in në orientim horizontal. Prandaj ne në pajisjen tonë kemi një ekran, i cili me prekjen e një butoni arrin të ndryshojë orientim. Ky është një shërbim shumë i bukur.” tha CEO Henrik Fisker.
Mirëpo të gjithë personat që dëshirojnë të kenë këtë ekran në makinën e tyre, do të duhet të paguajnë $68,999, pasi ekrani rrotullues është i përfshirë vetëm në versionin Fisker Ocean Extreme. Disa shërbime të tjera premium që vijnë me këtë version janë një sistem më i mirë sound-i dhe sedilje me ngrohje .
Fisker tregon se panelet diellore të makinës do të grumbullojnë energji mjaftueshëm për të shtuar 2414 kilometra çdo vit.
Versioni Ocean Ultra do të kushtojë $49,999, ndërkohë që versioni bazë Ocean Sport nis nga $37,999.