Microsoft ka krijuar një aplikacion të ri Media Player për Windows 11 dhe ka filluar testimin e tij tek anëtarët në Windows Insiders. Programi i ridizenjuar do të suportojë audiot dhe videot, dhe njëkohësisht ndërfaqja e saj do të jetë më e përshtatur me përmirësimet e bëra në Windows 11.
“Në zemrën e Media Player gjendet një librari muzikore e gjerë e cila ju lejon ju të kërkoni, të luani muzikë dhe të krijoni playlists fare lehtë.” shpjegon Dave Grochocki. “Ky update i Media Player do të zërë vendin e aplikacionit Groove Music.”
Pamjet e para të këtij Media Player përfshijnë cover-in e albumit i cili shfaqet në pamjen e gjerë dhe në opsionin mini player. Ky program do të suportojë dhe videot, të cilat zakonisht hapeshin në aplikacionin Movies & TV. “Të gjitha përmbajtjet në formatin e muzikës dhe filmave të ruajtura në kompjuterin tuaj do të shfaqen automatikisht në librarinë tuaj. Nëse ju nuk gjeni një nga file-t që mungon, mund ta kërkoni atë përmes opisonit browse.”
Është mjaft e qartë se Media Player është dizenjuar gjithashtu për të zëvëndësuar dhe aplikacionin Windows Media Player, i cili ekziston dhe sot në Windows 11. Kompania tregon se ky player do të gjendet sërisht në mjetet e PC, por kompjuteri juaj do të rekomandojë përdorimin e Media Player.
Nuk ka ende një datë të caktuar për prezantimin global të këtij aplikacioni.