Samsung ka prezantuar tashmë versionin e parë global të One UI 4.0, i cili fillimisht ka ardhur për Galaxy S21, Galaxy S21 Plus dhe Galaxy S21 Ultra. Ky update është i bazuar në Android 12, dhe ka ekzistuar në formë beta që nga muaji shtator.
Shërbimet e reja që do të vijnë në versionin më të ri të software-it të Samsung duhet të duken shumë të ngjashme me ato që do të ofrohen në Android 12. Fillimisht do të vini re aftësinë që sistemi operativ ka për të ndërruar ngjyrë në bazë të wallpaper-it të përzgjedhur, gjë që frymëzohet nga Material You. Gjithashtu ju do të vini re dhe disa ridizenjime të widgets.
Shërbimet e reja në seksionin e privatësisë përfshijnë Privacy Dashboard, e cila regjistron se sa shpesh aplikacionet po kërkojnë për informacione sensitive në smartphone-in tuaj, bashkë me indikatorët e rinj që tregojnë se kur kamera apo mikrofoni janë duke u përdorur.
Me update-in e ri me sa duket vijnë dhe një keyboard me disa emoji të reja të animuara dhe stickers të ndryshme. Dhe pse One UI 4.0 është i limituar për momentin në serinë Samsung S21, kompania tregon se së shpejti ky update do të vijë dhe në pajisjet e tjera Samsung si gjeneratat më të vjetra Galaxy S, Galaxy Note dhe Galaxy A.
Në listen e plotë të smartphone-ve që do të marrin këtë update përfshihen: Z Flip 3, Z Fold 3, seria S20, seria Note 20, Z Fold 2, dhe Z Flip 5G (në muajin dhjetor) bashkë me serinë e Note 10 dhe S10 (në janar).