Një nga shërbimet e veçanta të Google Pixel 6 dhe Pixel 6 Pro që tërhoqi vëmendjen e shumë personave ishte Magic Eraser. Ky shërbim bënte të mundur fshirjen e njerëzve apo objekteve nga fotot lehtësisht, thjesht duke i përzgjedhur ato, dhe më pas software-i e bënte vetë të gjithë punën. Në shumicën e rasteve rezultatet ishin mjaft të mira dhe ishte shumë e vështirë që të dallohej se fotoja ishte edituar.
Ndoshta ju nuk do ta besoni, por kjo gjë mund të bëhej shumë kohë më parë dhe në smartphone-t e tjerë Android ose iPhone përmes aplikacionit po nga Google, Snapseed. Ky aplikacion ofron një shërbim që funksionon në të njejtën mënyrë, dhe më poshtë ne do t’ju tregojmë se si ta përdorni atë.
- Shkarkoni aplikacionin falas Snapseed në App Store ose Play Store
- Pasi të keni hapur aplikacionin, përzgjidhni fotografinë që dëshironi të editoni
- Klikoni në Tools, dhe më pas në Healing
- Përzgjidhni objektin që dëshironi të fshini nga fotoja
- Pasi të keni përfunduar, bëjeni save foton duke klikuar në Export ose e shpërndani atë në rrjetet sociale