Seriali më i famshëm i momentit në Netflix, “Squid Game”, do të gjenerojë rreth $900 milionë vlerë për kompaninë, sipas dokumenteve të brendshme të publikuara nga Bloomberg.
Në këto dokumente u zbulua gjithashtu se seriali kushtoi $21.4 milionë për t’u prodhuar. Me $2.4 milionë të shpenzuara për episod, ky serial është më i lirë se disa nga serialet e mëdha të Netflix. Squid Game u shndërrua shumë shpejt në serialin më të ndjekur të prodhuar nga Netflix, ku 132 milionë njerëz kanë ndjekur të paktën 2 minuta nga ky serial, duke i zënë vendin Bridgerton, i cili u ndoq nga 82 milionë njerëz.
Vlera e përllogaritur $891 milionë kondsiderohet si “impact value”, e cila gjenerohet nga një sistem matës që Netflix përdor për të përcaktuar vlerën financiare të serialeve më të ndjekura të saj. Pra, ata besojnë se Squid Game do të sjellë në Netflix një numër tepër të madh personash që abonohen në platformë.
“Si gjithmonë, numrat më të rëndësishëm për ne për të përcaktuar impaktin e Squid Game janë numrat e personave që abonohen në platformë.” tha Sophie Lund-Yates, një analiste në Hargreaves Lansdown.
Sipas këtyre të dhënave të publikuara, besohet se 66% e ndjekësve e përfunduan serialin brenda 23 ditëve të para të publikimit të saj.