Kohët e fundit kanë filluar të qarkullojnë gjithnjë e më shumë raportime mbi serinë e re të Samsung, S22, e cila pritet të prezantohet në fillim të vitit 2022.
Si çdo vit, kompanitë si Samsung dorëzojnë disa versione krejtësisht metalikë të cilët nuk funksionojnë tek prodhuesit e këllëfëve për smartphone, në mënyrë që ato të sigurojnë përmasat e sakta dhe të fillojnë prodhimin këllëfëve. Inspiruar nga këto modele këllëfësh, persona të ndryshëm krijojnë disa renders të smartphone-ve që pritet të prezantohen.
Siç shihet dhe në foton e mësipërme, Samsung Galaxy S22 Ultra do të ketë një sistem kamerash të rifreskuar, që kësaj here janë të organizuar në formën e shkronjës P dhe përmbajnë 5 sensorë.
Në këto imazhe mund të dallohet dhe prania e një hapësire bosh në kasat mbrojtëse, e cila do të shërbejë për nxjerrjen e S Pen, risisë që pritet të debutojë këtë vit në S22 Ultra.
Megjithatë deri më tani Samsung nuk ka publikuar ende disa të dhëna zyrtare për sa i përket Galaxy S22 Ultra. Disa javë më parë thuhej se lançimi i pajisjes do të bëhej në maujin janar, mirëpo mungesa e proçesorëve në treg mund të bëjë që kjo datë të shtyhet. Bashkë me këtë smartphone pritet të prezantohet dhe Galaxy S21 FE.