Snapchat po shton një tjetër mënyrë për krijuesit që të fitojnë para përmes aplikacionit. Shërbimi më i ri i integruar në aplikacion do të jetë Spotlight Challenges, i cili do të shpërblejë disa krijues çdo javë për të krijuar video ku përdorin Lenses specifike, bëjnë aktivitete të përzgjedhura ose luajnë një këngë në Spotlight.
Rreth 3 deri në 5 krijues do të fitojnë para për çdo sfidë, të cilët do të zgjidhen në bazë të video-ve më të shikuara që ato kanë krijuar. Pagesat do të ndahen mes fituesve dhe çmimet zakonisht variojnë nga $1,000 në $25,000 (çmimi minimal kap vlerën $250).
Këto sfida krijojnë një tjetër mënyrë për Snapchat që të paguajë në mënyrë direkte krijuesit për punën që bëjnë përmes Spotlight, dhe kjo mënyrë është krejtësisht nën kontrollin e kompanisë. Kështu Snapchat mund të fokusohet në tema të dëshirës së saj duke “imponuar” përdoruesit që kërkojnë të fitojnë para të krijojnë përmbajtje të përzgjedhura.
Një zëdhënës i Snapchat tregoi se këto pagesa do t’i shtohen miliona dollarëve në muaj që kompania po shpenzon për të paguar krijuesit më të mirë në platformë.
Me sa duket kjo strategji ka dhënë frytet e dëshiruara për Snapchat, pasi përdorimi ditor i aplikacionit u rrit me 49% në muajin korrik. Koha e kaluar në ditë në këtë aplikacion u rrit me më tepër se 60% në SHBA.