Me mijëra qytetarë të El Salvador janë ngritur në protesta pas legalizimit të Bitcoin si një monedhë zyrtare. Presidenti Nayib Bukele thotë se kjo kriptomonedhë do të ndihmojë qytetarët e Salvadorit që punojnë jashtë të sjellin para në drejtim të familjarëve të tyre në këtë shtet.
Mirëpo demonstruesit kanë frikë se kjo gjë do të sjellë instabilitet dhe inflacion në shtetin e varfër të Amerikës Latine. Disa nga protestuesit i vunë flakën një makinerie të re Bitcoin-i, ndërkohë që të tjerët ngritën mbishkrimet “Bukele diktator!”.
Javën e kaluar El Salvador u bë shteti i parë që pranoi të përdorte këtë kriptomonedhë si një monedhë zyrtare përveç dollarit amerikan. Mirëpo qytetarët u mblodhën në kryeqytetin e El Salvador në përvjetorin e 200 të pavarësisë së shtetit duke bërë thirrje kundër Bitcoin.
Ata e akuzojnë presidentin se po përdor mjetet autoritare për të përqëndruar fuqinë e tij. Bukele po bën disa tentativa për të siguruar një tjetër mandat dhe pse kjo gjë bie ndesh me kushtetutën e këtij vendi. Megjithatë ai ka një mbështetje të madhe në El Salvador, ku një sondazh në gazetë tregonte se 85.7% e popullit e mbështet atë.