Pothuajse 2 vite më parë në internet qarkulluan raportimet se Tesla po punonte për krijimin e një teknologjie të re ku fshirëset e xhamit do të zëvëndësoheshin nga rrezet lazer. Me sa duket këto raportime kanë qenë të sakta, pasi ditën e sotme u zbulua se kompania ka arritur ta patentojë këtë ide.
Në aplikimin për patentë të Teslas shkruhej: “Një sistem pastrimi për makinat përfshin një burim që emëton rreze lazer për të rrezatuar një pjesë të xhamit kur sensori të dallojë praninë e papastëritve në në këtë zonë.
Patentimi është titulluar “Pastrimi i komanduar me lazer të papastërtive të grumbulluara në xhamin e makinës.” Prototipi i Cybertruck nuk kishte të instaluar fshirëset e xhamave, dhe kur Tesla aplikoi për këtë patentim, disa persona sugjeruan se lazerat do të përfshiheshin fillimisht në këtë model.
Megjithatë, Tesla po zhvillon dhe një sistem të ri fshirësesh elektromagnetike, të cilat kanë një pamje tepër futuristike por janë shumë herë më të realizueshme se sistemi me lazer.
Shpesh herë kompanitë aplikojnë për patentimin e teknologjive që nuk arrijnë të përfshihen në versionin përfundimtar të produktit, dhe ky mund të jetë një rast i tillë. Por është shumë interesant fakti që Tesla mendon se mund t’ia vlejë patentimi i kësaj teknologjie.