Një manual për përdoruesit është publikuar online nga SamMobile, duke shfaqur disa pamje të reja të smartphone-it midrange që nuk është prezatuar ende, Galaxy S21 FE. Në manual gjenden më tepër udhëzime mbi përdorimin e pajisjes dhe jo specifikat kryesore të smartphone-it.
Pamjet e përfshira në këtë manual konfirmojnë se renders të publikuar para disa kohësh kanë qenë të sakta. Pra, Galaxy S21 FE do të ketë një dizajn të ngjashëm me S21, por është ndërtuar nga materiale jo premium. Në pjesën e pasme shihen qartë 3 kamera ndërkohë që në pjesën e parme do të ketë një skanues të shenjës së gishtit nën ekran dhe një hole punch për kameran selfie.
Detaje të tjera të përmendura në manual janë vlerësimi IP68 për rezistencën ndaj ujit dhe pluhurave, prania e një kamera ultra-wide dhe suporti për Samsung Wireless DeX software. Nuk ka asnjë shenjë të karikueses të përfshirë në kuti apo një headphone jack.
Specifika të tjera të raportuara jo zyrtarisht nga SamMobile përfshijnë praninë e proçesorit Snapdragon 888 ose Exynos 2100, kapacitet baterie 4,500mAh dhe mbështetje për karikim të shpejtë 25W.
Pyetja e vetme që ngrihet është se kur do të jetë data e prezantimit të këtij smartphone-i. Vitin e kaluar Galaxy S20 FE u prezantua në datën 23 shtator.