WinFuture raporton se DJI po përgaitit një gimbal të ri për smartphone, i cili do të ketë një selfie stick të ndërtuar në mbajtësen e saj. Ai do të jetë pasardhësi i Osmo Mobile 4 që u prezantua vitin e kaluar dhe me shumë mundësi do të prezantohet në 8 shtator me një çmim prej $188.
Osmo Mobile 5 paloset deri në madhësinë 17 cm, por mund të zgjatet kur ju keni nevojë të regjistroni një video më pranë subjektit, ose kur dëshironi të keni një plan më të gjerë kur regjistroni veten. Nga pamjet e zbuluara kuptohet se ai nuk ka gjatësinë e hapjes së një selfie stick-u normal, por kjo gjatësi është e mjaftueshme.
Kur gimbali është i zgjatur, kontrollet e tij mbeten në dorën e përdoruesit. Mirëpo mekanizmi i përdorur në Osmo Mobile 5 duket se ka një impakt negativ në bateri, e cila besohet se zgjat deri në 6 orë e 20 minuta, krahasuar me 15 orë bateri që mbante versioni i mëparshëm.
Bashkë me Osmo Mobile 5, pritet që DJI të prezantojë dhe një version të ri të Osmo Mobile 4 me çmim më të përballueshëm prej $99, i cili nuk do të përfshijë sistemin magnetik të montimit.