Website-i livestreaming i bazuar në Londër, OnlyFans do të fillojë të ndalojë përmbajtjet adulte eksplicite duke filluar nga muaji tetor. Këto standarte të reja do të lejojnë nuditetin për sa kohë publikohen sipas termave dhe rregullave të site-it.
“Duke filluar nga 1 tetori 2021, OnlyFans do të ndalojë publikimin e përmbajtjeve adulte eksplicite. Për të siguruar qëndrueshmërinë afatgjatë të platformës dhe për të vazhduar mbajtjen e komunitetit aktual ne duhet të evoluojmë politikat tona.” tha një zëdhënës i OnlyFans për CNET.
Ky ndryshim po bëhet pas kërkesës së partnerëve bankar të platformës dhe ofruesve të pagesave, shtoi zëdhënësi. I themeluar në 2016, OnlyFans numëron mbi 130 milionë përdorues dhe 2 milionë krijues në të gjithë botën, por raportimet e fundit që sugjerojnë se statusi i website-it si një destinacion amator për përmbajtje adulte e ka bërë të vështirë për të tërhequr investitorë.
Më herët gjatë kësaj jave, kompania lançoi një aplikacion pa përmbajtje +18 për të përmirësuar imazhin e saj si një platformë e suksesshme për krijuesit. “Ne do të shpërndajmë më tepër detaje në ditët në vijim dhe do të suportojmë dhe drejtojmë krijuesit drejt këtij ndryshimi në udhëzimet e përmbajtjeve.” tha zëdhënësi.