January 29, 2022

OnlyFans ka publikuar një aplikacion për Android dhe iOS të quajtur OFTV

OnlyFans ka publikuar një aplikacion për Android dhe iOS të quajtur OFTV

Prania e përmbajtjeve +18OnlyFans e ka penguar prej disa kohësh platformën për të krijuar një aplikacion të shkarkueshëm direkt në Play Store për Android dhe App Store për Apple.

Duke shfrytëzuar famën e krijuar OnlyFans ka vendosur të publikojë një aplikacion të ri me përmbajtje të filtruara që mund të shkarkohet në iOS dhe Android të quajtur OFTV.

Sipas një raportimi nga Bloomberg, aplikacioni ka qenë gati që në muajin janar, mirëpo OnlyFans ka filluar tani me reklamimin e tij. Ky zhvillim bën pjesë në planin e kompanisë për t’u larguar nga përmbajtjet për të rritur dhe për t’u shndërruar në një platformë neutrale si Patreon, ku muzikantët dhe krijuesit kanë mundësinë të monetizojnë lidhjen e tyre me fansat.

“OFTV ofron një rrugë tepër të përshtatshme për të gjithë fansat për të shikuar përmbajtje nga krijuesit e tyre të preferuar. Nuk ka asnjë përmbajtje +18 në OFTV.” tha CEO i OnlyFans, Tim Stokely.

Bloomberg raporton se në aplikacion gjenden më shumë se 800 video, ku përfshihen dhe disa seri nga “Unlocked” me praninë e Bella Thorne dhe Mia Khalifa. Përmbajtje të tjera që mund të gjenden në këtë aplikacion janë ato mbi kërcimin, gatimin, meditimin, surfing e shumë të tjera.

Wednesday, 18 August 2021 05:50

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
info@geekroom.al, marketing@geekroom.al

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo
Kristian Hodo
Klementina Mema

 

 

Geek Room © 2019