Adresa zyrtare e HarmonyOS sapo ka treguar se kush do të jenë pajisjet nga Huawei dhe Honor që do të marrin një software update për instalimin e sistemit operativ të ri. Lista përmban 65 pajisje të ndryshme nga këto dy kompani, mirëpo do të jenë vetëm versionet kineze që vijnë me pre-loaded apps që do të marrin këtë update.
Më parë Huawei ka premtuar se pothuajse 100 pajisje do të ktheheshin nga Android në HarmonyOS 2.0, dhe është mirë që të shohësh kaq shumë pajisje të gatshme që mund të instalojnë versionin e ri. Vlen të përmendet se në këtë listë përfshihen dhe Honor 20 dhe Honor View 20.
Ne presim që lista e pajisjeve që do të shtohet në gjysmën e parë të vitit 2022 me smartphone më të vjetër si Mate 10, Mate 9, P20 dhe P10. Së shpjeti ne do të kemi më shumë informacion se cilat do të jenë hapat e HarmonyOS në shkallë globale dhe nëse pajisjet që përdorin EMUI do të kthehen në sistemin operativ të Huawei.