Një nga spektaklet qiellore më të bukura të këtij viti pritet të ndohë nga datat 10-23 gusht, ku rreth 40 meteorë në një orë do të ndriçojnë qiellin.
Shiu “Perseid” i meteorëve, i njohur ndryshe si “lotët e zjarrtë të Shën Lawrence” ndodh në momentin kur Toka çan përmes mbetjeve galaktike të mbetura nga kometa Swift-Turtle (breshka e shpejtë). Kur kometa lëviz pranë diellit, ajo mbinxehet dhe disintegrohet. Ky fenomen do të jetë i dukshëm në të dyja anët e ekuatorit dhe do të mund të shihen me sy të lirë në zonat me qiell të pastër dhe pa smog.
Piku i shiut të meteorëve pritet të jetë ditën e enjte në darkë dhe në orët e para të mesnatës, ku janë dhe më të dukshme pasi qielli është i errësuar totalisht. “Nëse ju ndodheni në hemisferën veriore dhe shumë larg ndotjes, do të jeni në gjendje të dalloni mbi 40 meteorë në një orë. Nëse ju jeni në qytet, ju mund të dalloni vetëm 3-4 brenda një ore.” u shpreh NASA.
Gjatë pikut Hëna do të jetë në fazën e parë rritëse duke ndihmuar kushtet e shikimit me sy të lirë. Në vitet e mëparshme numri i meteorëve që duken ishte mbi 100 për orë sipas NASA.