Një nga shërbimet më të rëndësishme të WhatsApp është end-to-end encryption për çdo mesazh që ju dërgoni. Kjo nënkupton që askush përveç personit me të cilin ju po diskutoni nuk mund ta shohë bisedën tuaj, madje as vetë WhatsApp.
Mirëpo sipas raportimeve të fundit Facebook ka punësuar një ekip profesionistësh të cilët do të bëjnë të mundur analizimin e chats për të shfaqur reklama në lidhje me temat për të cilat ju po bisedoni. Ky shërbim do të quhet “Homomorphic Encryption”, i cili do të analizojë mesazhet pa i deshifruar ato.
Është ende e paqartë se si kjo gjë do të arrihet, mirëpo qëllimi i këtij shërbimi është përfitimi i më tepër të ardhurave nga reklamimet. Facebook në një deklaratë për The Information i ka mohuar këto raportime duke thënë: “Është shumë herët për ne që të konsiderojmë Homomorphic Encryption për WhatsApp në këto kohë.”
Gjetja e mënyrave të reja për të përfituar para përmes analizimit të të dhënave është një nga teknikat klasike të Facebook. Kohët e fundit Apple ia vështirësoi punët Facebook duke ofruar mundësinë e ndalimit të ad tracking në të gjithë aplikacionet, duke ndikuar kështu në biznesin kryesor të reklamimit në Facebook.